Sondazhet, mbështetja për Macron në nivel skandaloz

Sondazhet e fundit tregojnë se mbështetja dhe aprovimi për politikat aktuale të presidentit të Francës Emmanuel Macron po prekin nivelet më të ulëta hisorike dhe ka shumë pak gjasa të regjisdtrojnë një trend rritës.
Një sondazh i kryer nga Ifop-Fiducial tregojnë se presidenti francez përballet me një mal të pakalueshëm problemesh. Statistika tregoi se 71% e francezëve nuk i mbështesin vendimet e Macron.
Kjo do të thotë se vetëm 29% apo më pak se një e treta e francezëve janë të kënaqur nga performanca e tij.
Statistika e Ifop-Fiducial tregoi se mbështetja për kryeminsitrin Edouard Philippe është më e madhe se për presidentin dhe qëndron në 36% mbështetje dhe 64% mosaprovim.
Statistika tregojnë për rritje të mbështetjes për partitë popullore të të djathtës dhe rënie në pikjatë të mbështetjes për partitë dhe politikat socialiste.
Tashmë Makron është pjesë e listës së udhëheqësve më pak popullorë të Europës.