Sindroma e Stokhelmit dhe Stokfikut

Nga Zamir Gjurgji

Karambol në SHBA, kremkaramel në Berlin, e megjithatë glob(al)i rrotullohet si gomari në lëmë dhe broçkullit si e ema e Xhonsit majë thanës. Nju Jugosllavia me Aleksandrin i shkoi për lesh arapi, prandaj gatuan edhe sallatën ruse. Ruskinjën e të atit e ka zët, prandaj i sulet me soj e sorollop gjithkujt që nuk i thotë lepe-peqe, si çuni i Sulës. Vuan Sindromën e Stokhelmit, helmuar ne shpirt që i ati ia ka rusifikuar paksa certifikimin e gjendjes civile, prandaj është pezm e pelin nga Drini në Drinos. Luja po hesht si peshku, sepse ka “Verën e vetmisë së madhe”. Laja la prillin me barrë që të rilindë në maj peshkun e saj.

Gomari është i pari, thuhet në gjuhën e nënës së Merkelit. Këtë shprehje e ka vath në vesh, edhe pse ka veshë gomari, edhe pse vathin demode e ka hequr me vakt. S’ka ç’i ben punës dhe i bie zyrës së punës. Hiqja Lenës, vërja Prenës. Hiqja Elisës, vërja Oltës. Hiqju prillit,vërju majit. Një kakofoni tipike e nje kokoroshi njeherazi kakareç që karikaturën e quan vepër arti. Teatrit i ka vene tetarin, ndërkohë që ushtarët e gjeneralit te vdekur e te pakallur kakarisin si gjeli majë plehut: globali i ri, ashtu si ai i vjetri, ia çoren maskën, njëri Pekinit e tjetri Berlinit.

Në bashki ka rënë epidemia e gjethes se fikut. Orgjitë e Mjaftit s’ka gjethe fiku t’i mbulojë, teksa mjaftistët s’kapen as me gjethe fiku se qelbin dynjanë. “Të votosh është seksi”, deviza e mjaftistëve që tashmë janë me kuç e maç në bashki e ka dhënë frytin e dëshiruar. Seksishtja është gjuhë komunikimi dhe lëvyrja e lëpirja, PR-ja e kohës. E megjithatë janë shtuar bina e kasaba qëniet që i vene flegrat pas mollaqeve të tij, për të bërë temenanë e radhës. Xhonbashkiakët kanë zevendësuar vijat e bardha me të purpurta, sepse punët bëhen me bythë apo duke ia venë gjoksoren. Tashmë njeriu i fiqve ka dalë me shpatë edhe kundër të singjashmëve. Sindroma e Stokfikut. Më këtë ritëm sindromash, njeriu që qesh e përqesh s’është çudi të dalë edhe kundër jastëkut të leshtë, sepse i sjell ndër mend jastëkun e Griseldës. Për Gjinon dhe gjinarët e bashkisë u poqën fiqtë, por radhën e percakton Endri Fuga me gishtat pas fundshpine: një për Edin, një për Erin, një në mend(per vete). Thjesht luan tresh, siç i ka treshifikuar gjinitë në gjindjen e tij: mashkullore, femërore, asnjanëse. Sindroma e Trinisë së Shenjtë. Birin e Kurvës e gjen Saimiri, të kumbullës Tahiri.Vera ofron kumbulla me bollëk, Edi dhe Eri veç i tregtojnë me TVSH e PPP. Asgjë më shumë se kaq. Paç fatin e kumbullës, se pjeshka veç namin ka. Motoja rilindore.