Shteti i gangsterëve !
Nga Nebil Çika
Opinioni i përgjegjshëm publik ai shqiptar dhe ai ndërkombëtar është tronditur sërish nga përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, përgjime që theksojnë edhe një herë faktin që Shqipëria është një shtet i drejtuar nga gangsterët. Shqiptarët nuk kanë pasur nevojë as për përgjimet e as për Bild që të dinë se çfarë ka ndodhur pasi gjithçka që po publikohet sot e ndoshta edhe më shumë se kaq ka ndodhur në sytë e në shpinën e tyre.
Efekti i përgjimeve është i vlefshëm për opinionin ndërkombëtar veçanërisht, zyrtarët e politikanët e të cilit janë qartësisht ata që po e mbajnë ende në pushtet qeverinë, pjellë e bashkëpunimit politike-krim tashmë e njohur edhe botërisht.
Por ndërsa Bild dhe të tjera medie serioze e prestigjiozë të botës perëndimore po denoncojnë me fakte e prova atë që ka ndodhur e po ndodh në Shqipëri nuk duket se zyrtarët, qeveritaret e politikanët e vende dhe institucioneve perëndimorë kanë të njëjtin mendim dhe reagim me mediat e vendeve të tyre pasi vazhdojnë të mbështesin me deklarata apo edhe me heshtje shtetin tonë të gangsterëve duke dëshmuar edhe një herë politikat me dy standarde që ata historikisht kanë aplikuar në Shqipëri.
Në këto kushte mendoj se media perëndimorë do të na ndihmonte edhe më tej në rrugën tonë të vështirë të rikthimit në Përnderim në se do te përpiqej të vinte para faktit të kryer politikanët qeveritaret dhe zyrtaret e vendeve dhe institucioneve të veta, deklarata e qëndrimet e të cilave janë diametralisht të kundërta me ato që Bild dhe të tjerët shkruajnë e publikojnë për Shqipërinë politikën, qeverinë dhe shtetin tonë.
Pyetja do të mund të vinte me shpatulla për murit kancelaritë dhe zyrtarët perëndimorë qe përkrahin qeverinë shqiptare është: Çfarë do të kishte ndodhur në se këto skandale do të kishin ndodhur në BE apo SHBA?! ?! A do te qëndronte dot ne këmbë ajo qeveri e parlament ne se zbulohej qe listat e deputeteve i bënte krimi i organizuar dhe shembujt janë të shumta e te qarta por do të mjaftonte për ketë vetëm dorëheqja ditët e fundit e kancelarit të Austrisë vetëm nga publikimi i një skandali shume herë më i vogël se skandalet e Shqipërisë së një anëtari të qeverisë se tij.
Problemi i madh është, pse këto standarde euroatlantike “harrohen” nga përfaqësuesit e këtyre vende e institucioneve kur vjen fjala për qëndrimet e tyre ndaj Shqipërisë dhe zhvillimeve politike këtu !
Nuk besoj se ka shqiptarë të mos ta ketë kuptuar mungesën e sinqeritetit dhe seriozitetit të kancelarive perëndimore në raportet me Shqipërinë një fenomen që ka ndryshuar dukshëm perceptimin publik për ata dhe ndikimin e tyre në jetën politike shqiptare. Përdorimi i “interesave gjeopolitikë” si justifikim për mbështetjen e shtetit të gangsterëve prej tyre është sa i pa vërtete aq edhe indinjues. Aktualisht i ashtuquajturi “rreziku rus” po përdoret nga qeveria dhe mbetësit e saj ndërkombëtarë si justifikim i mbylljes së syve para shkeljeve të kushtetutës, ligjit dhe lirive dhe të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri. Por kjo logjikë, ku “gogoli rus ” mund të funksionojë në opinionin publik perëndimor por jo në Shqipëri ku opinioni e di se çfarë ka ndodhur e po ndodh realisht. Në Shqipëri e dine që në se ka influence e ndoshta edhe spiunazh rus këto janë për shkak të lidhjeve ideologjike e të tjera të së majtës historikë e aktuale shqiptare që do te thotë se rreziku potencial rus qëndron tek e majta në pushtet, trashëgimia e tyre historike, politike e gjenetike dhe lidhjet e shumëfishta me ish Bashkimin Sovjetik komunist. Të besosh e të pretendosh që ish komunistët shqiptarë në pushtet janë anti-rus e për më tepër ta përdoresh këtë argument si justifikim për të mbështetur pushtetin e tyre është më shume se naivitet, është hipokrizi e ndoshta edhe ligësi. Rusia këtu ka qene e mbetet prezentë vetëm nëpërmjet komunisteve , te atyre qe studiuan ne Rusi e u rekrutuan nga shërbimet sekrete te saje dhe bijtë e tyre sot ne pushtet , Te flasësh për “rrezik rus “ me Gramoz Rucin ministrin e brendshëm te komunizmit ne krah , siç bëjnë shpesh here emisarët perëndimorë është para së gjithash një fyerje e inteligjencës për shqiptaret
Këtu të gjithë e dinë që janë interesa e agjenda të tjera, shpesh herë private, të përfaqësuesve perëndimorë në Shqipëri që kanë përcaktuar e përcaktojnë këto qëndrime kaq jashtë realitetit në raport me zhvillimet në Shqipëri. Prandaj mendoj qe vëmendja e mediave ndërkombëtare duhet të përqendrohet edhe tek motivet e arsyet e vërteta të këtij qëndrimi të dyshimtë të diplomatëve e zyrtarëve perëndimor me Shqipërinë. Të hetoje e të publikoje lidhjet e tyre te mundshme me shtetin tone të gangsterëve, jetën që ata bëjnë këtu, pasuritë apo të tjera benefite që përfitojnë ata nga qeveria e politika shqiptare dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar dhe mafien të cilat tani po i denoncojnë edhe vetë. E kanë detyrim jo vetëm për ne por për opinionin publik në vendet e veta pasi ka diplomatë e zyrtare janë këtu e paguhen nga leket e taksapaguesve të vendeve të tyre për të mbrojtur parime vlerat e atyre vendeve jo për të mbështetur për interesat të tjera gangsterët e shtetit shqiptar.
Nja tjetër justifikim po aq i pa vërtetë është reforma në drejtësi, një dështim i plotë që në lindje të saj pasi nisi dhe po vazhdon më shumë si gjueti shtrigash e kapje politike nga qeveria e këtij pushteti. Një nga problemet që ngre Bild dhe te tjera media është fakti qe këto prova krimesh që po bëjnë publike janë në dispozicion të drejtësisë shqiptare prej kohësh dhe ende nuk janë hetuar e ndëshkuar autoret e tyre. Kjo dëshmon që prokuroria dhe drejtësia janë te kapura dhe në presion pikërisht nga reforma në drejtësi. Kush nga prokurorët e emëruar nga qeveria do të guxojë të hetojë një krim të rëndë ku janë implikuar drejtues të lartë të qeverisë përfshi edhe kryeministrin?! Sigurisht që çdo kush që do ta bënte nuk ka asnjë shans ta kalojë vetingun e famshëm të reformës në drejtësi. Unë nuk e di ku i gjejnë faktet dhe kurajën përfaqësuesit perëndimorë kur thonë që reforma në drejtësi është sukses pasi shqiptarët nuk po e shohin dot suksesin e pretenduar përkundrazi po përballën me bllokimin total të drejtësisë pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Larte rrjedhojë e deformimit dhe dështimit të reformës . Çfarë duhet të ndodhë më shumë se sa eliminimi i dy niveleve kryesorë të sistemit gjyqësor për të kuptuar që reforma ka dështuar dhe se vendi pa gjykata është në diktature. E vetmja që përfiton nga ky dështim i pa-planifikuar i reformës është qeveria. Fakti që ndërkombëtarët vazhdojnë të mbështesin me dëshpërim idenë e suksesit të reformës dhe lidhin mbështetjen për qeverinë me këtë janë pa dyshim edhe justifikimi i fondeve të mëdha nga lekët e taksapaguesve të vendeve të tyre të investuar në këtë dështim të madh.
Si përfundim dua te theksoj se qëndrimet ndërkombëtarë dhe sidomos argumentet e tyre për mbështetjen e shtetit të gangsterëve në Shqipëri janë të pa logjikshme e të pa pranueshme. Rreziku rus në Shqipëri mund të jetë një realitet por mbartësit e tij më të mëdhenj janë ish komunistët me lidhjet e tyre historike dhe krimi i organizuar që edhe sipas Bild, VOA e të tjera media ndërkombëtarë, janë sot pushteti dhe shteti i Shqipërisë. Me sa duket në betejën tonë të vështirë të demokracisë dhe rikthimit në shtëpinë tonë euroatlantike kemi fituar një pjesë të betejës e të bindim opinionin publik perëndimor për atë që po përjetojmë ne këtu. Sfida jonë por edhe e opinionit publik perëndimor është me qëndrimin zyrtar të perëndimit dhe politikës me dy standarde që ata reflektojnë në raport me Shqipërinë. Për te fituar këtë ndihma e medias perëndimore mund te jete vendimtare ne se përfshinë ne fokusin e tyre edhe qëndrimet dhe lidhjet e dyshimta te zyrtarëve te tyre me Shqipërinë .Një shtet shqiptar i kontrolluar nga gangsterët nuk është keq vetëm për ne por edhe për partnerët tanë perëndimorë dhe hallin e madh të tyre të rrezikut të ndikimit rus, etje në Shqipëri. Lindja këtu ka fytyrën e komunisteve, pinjollëve të tyre politikë e gjenetikë dhe bashkëpunëtorëve të tyre të krimit të organizuar kombëtar e ndërkombëtar. Çdo përfundim e pretendim tjetër është justifikim për agjendat e interesat antishqiptare e antiperëndimore ngado që vijnë e kushdo qe përfiton nga to ,te realizuara me se miri nga” shteti i gangsterëve .
.