SHTATORJA RA,POR…!

 

Nga Lirim Nezha

Ne ate shkurt jo fort te larget te vitit 1991,studentet dhe populli i Tiranes,ne nje shperthim ndjenjash te fuqishme antikomuniste,u perballen me bishen e kuqe qe kishte nxjerre tanket ne shesh dhe e shemben shemtine e qytetit,shtatoren prej bronxi te me te egrit te diktatoreve ne te gjithe Europen Lindore.Mijera njerez te ekzaltuar i hodhen kavon dhe e shtrine pertoke ne nje deshire te ligjshme per t’u hamarre per krimet e pashembullta te tij.
Dhe vetem kaq!
E shoqeruan shtatoren pas kamionit qe e terhiqte zvarre,dikush e godiste,dikush e pshurrte,dikush perpiqej te kepuste nje cope si trofe,dikush e shante mbare e prape…!
Dhe kaq!
E gjithe ajo turme njerezish e afte per te fituar cfare do revolucioni harruan,(apo i ngaterruan) qe disa qindra metra me tej ishte Blloku famekeq.Atje ishin strukur te gjithe ata qe ishin as me shume e as me pak,por dora e zgjatur nga varri e diktatorit.
Por…turma e revoltuar ndryshoi drejtim per t’i dhene drejtimin e gabuar diteve dhe viteve qe do te pasonin.
Mbase duket shume cinike,por nese turma e revoltuar do te ishte udhehequr me guxim drejt Bllokut,sot ndoshta do te kishim ca deshmore demokracie,deshmore te vertete demokracie,por do te kishim dhe nje Shqiperi tjeter.Do te ishim cliruar prej verteti nga monstrat e diktatures.
Do kish qene me mire te mos ishim marre aq shume me shtatoren,por me shembelltyrat e gjalla te saj.Eshte absurde per nje vend qe pretendon se ka rrezuar diktaturen qe perfaqesuesit me tipike te saj nuk moren gjemb ne kembe.Rumunet e pushkatuan me gjyq te improvizuar Causheskun dhe i treguan te gjitheve qe kush ka marre zvarre nje popull meriton te njejtin fund.
Kurse ne u mjaftuam me shtatoren pa shpirt.
Nderkohe qe percollem me nderime presidenciale Ramiz Aline (sa turp!) dhe ndoshta do t’i ofrojme te njejtat nderime edhe Nexhmies nese do te vdese nje dite!!!
Nese kupola e PPSH-se do te ishte marre zvarre me 20 shkurt te vitit 1991,atehere sot nuk do te qeveriseshim nga i biri i Kristaqit,i Sules,I Llambit,i Hamitit dhe dhjetra e dhjetra pinjolle te cilet do te duhet qe ne ate shkurt te kishin marre arratine pa guxuar te ktheheshin e jo me te ndikonin kesisoj jete tona.
Sepse shtatorja vertete ra,por nje tjeter sozi, pasardhes i denje i eterve shpirterore,ngerdheshet nga foltorja per te na bere karshillek,ne,shqiptareve te sotem dhe me shume akoma atyre te djeshmeve qe paten te dore te na ndryshonin fatin dhe nuke bene.
Sepse shtatoret jane vetem simbole dhe shqiptaret kishin nevoje qe te shkonin pertej simboleve…

Orikum,20.02.2018