Shqiptare …mesojeni historine tuaj ashtu sic eshte dhe jo ashtu sikurse ju a servirin…
...Ja edhe disa aresye te tjera perse Kadarese NUK i duhet dhene Cmimi Nobel....
Shqiptare …mesojeni historine tuaj ashtu sic eshte dhe jo ashtu sikurse ju a servirin…
…Ja edhe disa aresye te tjera perse Kadarese NUK i duhet dhene Cmimi Nobel….
Nje status i thjeshte por i mencur i mikut tim te mire Ilir Kapllani si dhe nje tjeter konciz i mikeshes se mire Mirela Bogdani reth Kadarese me nxiten te shkruaj kete pasdite te kesaj te Djele me shi ketu ne Michiganin e larget amerikan radhet e meposhteme per te shumeperfolurin ”Krenari e shqiptareve”shkrimtarin kontravers Ismail Kadare…
…Po jep shume mendime, opinione, deklarata e po mban disa lloje ”te cuditeshme” qendrimesh per ngjarje te ndryshme aktuale te Shqiperise kandidati i hershem i Cmimit Nobel…shkrimtari i njohur shqiptaro-francez Kadare….
Po flet per ”desidencen” e poemes Pashallaret e Kuq, per Rilindjen e Rames, per prishjen e Teatrit e deri tek edhe propozimi i tij per President te Republikes per Sander Lleshin e sapo emeruar Minister i Brendshem…i Edvinit…
Eshte paksa i cuditshem ky rizgjim disi i vonuar i Kadarese persa u perket halleve te shumta e pa mbarim qe po kalon vendi e populli i tij qe sikurse thote po ai vete ,,,meritojne nje fat tjeter e dukshem me te mire….
Ok…Ismail…fole e po flet dhe mire ben se te takon te flasesh… se jo me kot keta te sotmit..”te tute” qe ishin po te tute edhe dje ta bene karabinane 3 kateshe atje ne Gjirokaster dhe ti Lepe e keta Peqe…
Po si nuk po thua nje fjale per rrenimin qe po i behet qellimshem nga keta bastarde ne pushtet [ po te njejtin faj kane edhe ata qe ishin ne pushtet para ketyre]….shtepise ku lindi Gjigandi i Letrave shqipe ..patrioti e nacionalisti i flakte At Gjergj Fishta….te cilin lloji, rraca e soji tend e la deri edhe pa varr duke ja flakur eshtrat ne Lume?
Mire qe dje e shave, e ofendove, e sulmove dhe e derrmove egersisht duke e quajtur obskurantist, tradhetar e armik etj etj.. dhe me pas ”u shfajsove” duke thene si gjithmone shprehjen tende te neveriteshme steriotipe…e po ashtu ishte koha atehere…po sot..te pakten per dinjitet e burrni , per moral , karakter, personalitet e integritet si njeri e qytetar i ketij Kombi e pastaj si shkrimtar..perse nuk ve ulerimin, piskamen e te alarmosh qeverine e shtetit shqiptar per kete menxyre kombetare ose per kete vdekje e zhdukje per se dyti qe po i bejne Korifeut te shqiptarizmes Fishtes se pa vdekshem?
Te pakten kesisoj do kishe shfajesuar disi realisht krimin e bere dje ndaj figures e vepres se tij…dhe do kishe rehabilituar disi edhe ndergjegjen tende qytetare e profesionale ndaj tij por edhe ndaj nje sere figurash te tjera te njejta ndaj te cileve per vite me radhe hodhe balte e llum sa deshe e derdhe inate e mllefe pa limit…se ”ashtu ishte koha”…
Fjala vjen a nuk mund te hapte Zoteria juaj nje Fondacion Kombetar ne mbrojtje te figurave te tilla te krenarise sone kombetare ..per vepren e gjithcka tjeter te mbetur prej tyre ende ne token e dheun te cilat ata i deshen ku e ku me shume e me fort se ty?…dhe kjo me vepra e jo me fjale z.Kadare…
Perse nuk u ndjeve kerkund ti z.Kadare kur amaneti i te madhit shqiptar Faik Konica per tu prehur ne Dheun e tij nuk u be realitet edhe shume vite me pas se sa renia e komunizmit ne Shqiperi?
Ku ishe e ku je ti z.Kadare …kur eshtrat e Patriotit, nacionalistit e pende -vuajturit per Shqiperi…Mit’hat Bej Frasheri vijne ne Atdheun e tij vetem 28 vjet pas renies se komunizmit e 6 dekada pas vdekjes se tij ne rethana ende te pa qarta fort e teper misterioze?
Pse nuk ndihesh, nuk flet e nuk prononcohesh po publikisht ti z.Kadare per vepren e jeten e Ernest Koliqit..te cilin e luftove si pak kush tjeter pikerisht atehere…”kur ashtu ishte koha”…?
Pse asnje fjale e vetme prej teje e asnje lloj vleresimi per gjeniun tjeter te poezise shqipe Mjeden e madh te gegnishtes sone brilante ?
Nje qytetar fisnik i nje vendi e nje shkrimtar i tij qe ka vite qe kerkon vleresimin Nobel nga bota e qyteteruar por edhe ajo e civilizuar e letrave kurresesi nuk mund te heshtete kesisoj kaq ndyre e turpshem perpara vlerave kolosale te bashkeatdhetareve por edhe kolegeve te tij nder vite aq me shume qe ata e vepra e tyre e ndritur i sherbeu dje por i sherben ndoshta edhe me fort akoma sot shqiptareve e kombit te tyre…ndersa jeta e vepra jote ne sherbim te te gjitha klasave politike shqiptare qe nga dalja jote prej dyerve te Institutit Gorki ne Moske .. e ne vazhdim fatkkeqesisht ju ka sherbyer vetem atyre e bythes tende dhe asnjehere Shqiperise e shqiptareve…
Te ishe ne krye te Lidhjes se shkrimtareve te lidhur te Shqiperise e ne krah te Nexhmije Hoxhes e Kristaq Rames ne Kuvendin e Diktatorit ku miratoheshin ligjet kunder Shqiperise e shqiptareve …si dhe ti kushtoje Poema Partise ..e Romane Diktatorit ..si dhe te qendroje me thike ne dore e gati per tu prere kokat Fishtes, Mjedes, Koliqit, Frasherit, e Konices me shoke… doemos atyre dhe vetem atyre mund t’ju sherbeje sic ju sherbeve dhe kurresesi vendit e popullit tend sado qe c’nuk po ben tu serviresh sot te kunderten shqiptareve…per te pranuar ”desidencen ” tende te djeshme …
Ndaj keto por edhe shume aresye te tjera te pelivanllikut te jetes e vepres tende ”desidente” e kombetare shko e shitjua nje vendi e nje populli tjeter por jo shqiptareve e Shqiperise te cilet i quajte deri edhe Jashteqitje …dhe ju ktheve kurrizin e cave ferren per te shpetuar bythen tende dhe e ndale vrapin ne Paris…kur ata kishin nevoje per ty me shume se kurre…
Nuk po hyj ne ate se si i ftoje dhunshem shqiptaret qe nga Parisi…qe tu besonin reformave te pasuesit te Diktatorit…Ramiz Alise ..kur ata s’kishin as buke thate te mbushnin barkun ….dhe as edhe ne Letren ”dashamirese ” publike drejtuar Lulezim Bashes qe te hiqte dore e t’ja linte vendin Edvin Kristaq Rames… se trashet zullumi yt goxha ok…
Historine e tyre shqiptaret duhet ta mesojne ashtu sikurse ka ndodhur realisht e jo ashtu sikurse kerkoni t’ja u servirni ju e kallepi juaj ok…
Ndaj jo se jam shqiptari kunder shqiptarit e jo se kam ndonje gje personale a profesionale ndaj teje z.Kadare…por Cmimin Nobel nuk mund ta marrin vetem ata njerez qe ndofta dijne te shkruajne bukur e madje edhe shume…por ky cmim prestigjoz e teper i respektuar u jepet atyre qe jeten e vepren e tyre e vene ne sherbim te njerezimit , popujve e kombeve qe aspiriojne lirine, ndershmerine, drejtesine, te miren, progresin e perparimin sikurse edhe Paqen e begatine…e jo atyre qe ju sherbejne klasave te caktuara politike e aq me shume Diktaturave te egra e vrasese komuniste e bolshevike..sikurse ju sherbeu ne teresine e saj nder vite jeta e vepra jote ..diktatures e komunizmit barbar shqiptar…
Ndaj ju nuk ju takon absolutisht nje nder e vleresim i tille prestigjoz nderkombetar dhe kjo per faj te askujt tjeter pervec fajit te vete ..Ismail Kadarese … shkrimtar e qytetar se bashku….
A.R.DOSTI