Shqipëria voton në OBI kundër SHBA .Di gjë Lu-ja apo e ka bere Rama në koke të tij ?!

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) e shpalli Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës.
Në komunikatën përfundimtare të publikuar pas samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islam bëhet e ditur se Jerusalemi Lindor është shpallur si kryeqytet i Palestinës.
Në këtë komunikatë gjithashtu i bëhet thirrje shoqërisë ndërkombëtare që ta njeh Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës.
Kjo thirrje e Presidentit turk , Recep Tayyip Erdogan, e bërë shoqërisë ndërkombëtare gjatë fjalimit të tij të mbajtur në këtë samit është pasqyruar edhe në komunikatën përfundimtare.
Vendet islame e vërtetuan vendimin e tyre në lidhje me Jerusalemin Lindor dhe kërkuan që shoqëria ndërkombëtare ti përgjigjet pozitivisht kësaj thirrjeje.
Behet e ditur se edhe përfaqësuesi i i Ministrisë se Jashtme shqiptare ka votuar po rezolutës . Për këtë pati një reagim edhe nga opozita ne seancën e sotme ne Kuvend.
Ndërkohe qe pritet me interes reagimi ndaj votës antiamerikane te miqve te tij ne qeverinë e Shqipërisë nga ambasadori i SHBA-ve ne Tiranë Donald Lu !