Shqipëria përkujton ditëlindjen e Karl Marksit
Nga Ermal Ngjelina
Të gjitha kombet kanë nga një datë në përkujtim të dëshmorëve të tyre. Ne shqiptarët mendojmë, dhe paralelisht gjënjejmë veten, se kemi një datë të tillë. Por në fakt nuk përkujtojmë dëshmorët tanë. (Ndërkohë që po shkruaj këto radhë nga dritarja e zyrës po më hyn me dhunë një zhurmë e imponuar nga kryetarja e bashkisë, që shumica prej jush e quajnë muzikë, dhe është një përzierje mes tallavasë dhe rapit. Dëshmorët tanë (jo komunistët) këndonin ose me lahutë, ose me çifteli ose labçe.
Sot kronikat televizive që do të ndiqni përgjatë gjithë ditës do tju tregojnë se si “paria” dhe “elita” kombit është përulur përballë monumentit Nënë Shqipëri (që gjithmonë më ka kujtuar statujën e lirisë në Nju Jork) në përkujtim të 5 majit, ditës së dëshmorëve. Në fakt janë “paria” dhe “elita”, por jo e kombit. Janë paria e pushtetit ose asaj festës në të cilën ti nuk je i ftuar. Është biznes shumë i rëndë që të bëhesh paria e një kombi. Ky lloj biznesi parashikon që ti mbyllësh ditët e fundit të jetës jo vetëm pas asnjë kacidhe në xhep tënd, por as për pasardhësit. Temë tjetër kjo dhe nuk synoj ta trajtoj sot.
Përkujtimi i 5 Majit, është një ritual, që vijon prej dekadash. Mos e anashkalo termin ritual dhe situatat në të cilat përdoret. Sinonimi i kësaj fjale mund të jetë edhe zakon por nuk është një zakon është një ritual. Megjithatë të vazhdojmë…
Data 5 maj është vendosur si ditë e përkushtimit të dëshmmorëve të atdheut nga rregjimi komunist. Por, për atë rregjim dëëshmorë ishin vetëm komunistët e vrarë gjatë luftës së dytë botërore. Dëshmorë, nuk ishin ata që u vranë gjatë luftës së dytë botërore dhe që nuk ishin komunistë.
Sipas regjimit, Shqipëria në luftën e dytë botërore kishte 28 mijë të vrarë. Regjimi pretendonte të kishte 1 të vrarë përçdo kilometër katror. Ky ishte qëndrim zyrtar që gjendet lehtësisht nëse studion botimet e asaj periudhe.
Regjimi komunist kishte si simbol të këtyre dëshmorëve ish themeluesin e partisë komuniste Qemal Stafën. Sipas rregjimit Qemal Stafa u vra nga italianët për shkak të bindjeve të tij komuniste. Por në dijeninë time personale, familjarët nuk ndajnë të njëjtin opinion me qëndrimin zyrtar në lidhje me vrasjen e Qemal Stafës. Madje ka nga ata familjarë që janë shprehur se në këtë vrasje është përfshirë indirekt vetë kreu i regjimit (edhe kjo krejt tjetër temë).
Ndërkohë dokumentat e publikuara pas 1990 tregojnë se Qemali ka qënë anëtar i partisë fashiste, por nuk këmbëngul në këtë pikë. E rëndësishme është që ka persona që këmbëngulin se Qemal Stafa nuk është vrarë në 5 maj. Unë kam motivet e mija që pa pasur asnjë dokument të kem bindjen se Qemal Stafa nuk është vrarë në 5 maj.
Motivi im qëndron në faktin se regjimi komunist është bazuar mbi gënjeshtrën dhe egzekutimin e të gjithë atyre që nuk e hanin gënjeshtrën dhe thoshin haptas të vërtetën.
Por edhe në burgosjen dhe internimin e të gjithë atyre që ishin pranë njerëzve të të vërtetës apo të të gjithë atyre që vlerësoheshin me potencial të aftë për ta gjetur të vërtetën vetë pa ndihmën e askujt.
Por nëse Qemal Stafa nuk u vra në 5 maj atëherë përse rregjimi komunist vendosi që dita e përkujtimit të dëshmorëve të jetë 5 maji?
Në dijeninë time arsyet janë të shumta, por po ju përmend vetëm një, profilin e rregjimit.
Nëse do të shpenzosh kohë në profilizimin e pushtetit në Shqipëri në periudhën 1944-1990, do gjesh se; edhe ajo ishte një festë, që ashtu si edhe sot, jo të gjithë ishin të ftuar të merrnin pjesë.
Por në ndryshim nga pushtetit-festa e ditëve të sotme, një prej karakteristikave të saj ishte fakti që ajo ishte edhe një orgji e madhe gjaku. Jo të gjithë kishin stomak ta përtypnin atë festë, prandaj një pjesë nuk ishin të ftuar.
Njëkohësisht jo të gjithë ishin të aftë të respektonin kryetarin e festës si dhe kufijtë e festës (mos harroni edhe festa e pushtetit ka kufijtë e saj). Për pasojë një pjesë e pjesëmarrësve, në mungesë të vetëdijes dhe duke mos kontolluar eksitimin që u dha orgjia e gjakut, u gdhinë në burgun e Spaçit, duke vijuar të dërgojnë letra se si të zgjeroheshin kufijtë e festës nga e cila u përjashtuan.
Por krerët e kësja orgjie gjaku ishin të vetëdijshëm për kufijtë e festës dhe rregullat e saj. Në kushtet e të qënit të vetëdijshëm ata ishin të qartë që nuk do ishin të aftë të bënin këtë festë nëse nuk do të përdorej ideologjia që u përdor për të hipnotizuar dhe për të shplarë trurin e të gjithë atyre njerëzve që u përdorën si instrumente të dhunës prej së cilës erdhi dhe pushteti/festa.
Ideologjia është komunizmi dhe atë e ka themeluar Karl Marks, i cili ka lindur në 5 Maj (mund ta konfirmosh duke lexuar Wikipedia). Nëse nuk ndan të njëjtin opinion me mua në lidhje me komunizmin, studio rënien e Venezuelës nga vendi i dytë më i pasur në hemisferën perëndimore në 1990 tek lufta civile e ditëve të sotme.
Pra, sot elita e Shqipërisë ashtu si dekada më parë ka përkujtuar ditëlindjen e Karl Marks dhe bashkë me ta e përkujtove edhe ti.
Unë me gëzim të njoftoj se nuk kam ndërmend të të uroj në këtë festë tënden. Sepse dëshmorët, ata që dhanë jetën për këtë komb, vdiqën duke luftuar kundër komunizmit dhe u vranë nga komunistët paravësisht nacionalitetit që kishin komunistët!