Shperthen deputeti i PD/ Murrizi : Me lista të hapuar llumhanet nuk hyjnë dot në parlament
SKUTHET POLITIK QE I TREMB VOTA E QYTETAREVE.
Nga Myslim Murrizi
Jane gati te bejne çdo gje, por vetem te jene rehatuar vete ne karriket e parlamentit.
E pse te mos preket SISTEMI ZGJEDHOR???
Pse keni frike nga vota me EMER e QYTETAREVE Shqiptare??
Pse duhet te fshihen si “ VEMJE” deputetet perpara votes se qytetareve???
Ky sistem zgjedhore ehte totalisht i deshtuar, edhe per ate qellim qe “ gjoja u be”
Nga viti 1991-2009 perfshi edhe dy pale zgjedhje nen grykem e armeve dhe te kontrolluara nga bandat si ato te 1997 dhe 2001, kurre nuk ka patur deputet ne kuvent trafikant, tutore, drogaxhinj, hajdute makinash e batanijesh.
Pas ketij sistemi te “fameshem” zgjedhore u mbush kuvendi me kriminele, rrugaçe, trafikant, tutore e hajdute ordinere, se ata te tenderave aty kane qene nga viti 1991.
Pas ketij ligji qe u mashtrua se sillte ne kuvend “ elita”, per here te pare pas 26 vitesh pluralizem lindi nevoja per nje ligj EXTRA te dekriminalizimit te KUVENDIT, per te hequr nga kuvendi te INKRIMINUARIT.
I vetmi vend ne europe e me gjere qe u detyruam te bejme ligj te votuar nga trafikantet dhe kriminelet per te hequr keta te fundit vete nga KUVENDI.
Po mire qe gjoja u hoqen, po kush i futi ne kuvend kete kategori????
Asnje analize, asnje pergjegjesi.
Po ligji qe kerkojne “ skuthet” politik ta ruajne me fanatizem, a ka patur rol ne mbushjen e kuvendit me kete “ elite”???
E çfare fenomeni po ndodh tani???
Kontigjentet, trafikantet ordineret dhe te fortet e botes se krimit, po ikin vete dhe po vendosin neper lista, djemte, vajzat, grate, niperit, kuneterit dhe soje e sorollop qe kane ne familje.
Po te jete votimi me lista te hapura ku QYTETARET te votojne emrin e atij qe duan te kene perfaqesues te TYRE, asnje kontigjent e llumhane nuk futet KURRE ne kuvend.
Sado te paguajne apo te vijne verdalle tek qytetaret.
Po a dine kete gje keta
“ konsensualet sekret”???
Patjeter qe e dine, por nuk kane hallin e tyre por hallin e vetes, sepse nuk i rrespekton askush, nuk i voton askush, nuk kane asnje njeri nga pas, dhe bejne si mender “ lidera” duke dale nga 3-4 here ne dite si spikera lajmesh.
Po si mund te votojne qytetaret kur nuk i ke takuar kurre ato??
Si mund te jesh perfaqesues i TYRE dhe te flasesh e besh ligje ne emer te TYRE, kur nuk ju jep as doren dhe nuk i hap njehere telefonin???
Ky eshte shqetesimi real i ketyre “ konsensualeve sekret” , e jo se ky ligj shmang llumin e shoqerise nga kuvendi.
Si mund te pretendosh qe te jesh perfaqesues i QYTETAREVE e ta mbash veten “ rende” sikur ke shpikur raketen, kur ne telefonat e ketyre mender liderave gjen vetem numrat e tel te familjareve te tyre( edhe ato jo te gjithe, se me gjysmen nuk flasin), te shoferit, te sekretares ose ndonje “ mikeshe” te atij qe i sjell qumeshtin, dhe te ndonje biznesmeni qe e mbajne me mashtrime, per ti paguar ndonje tollon nafte apo dreka e darka, se nje dite do ta shperblejne me tendera.
Po a mund te jesh deputet i popullit kur ke ne celulare vetem 11 numra telefoni, dhe kur tel e hap gjithsej 23 here ne muaj????
Ky eshte ligji me i keq zgjedhore ne nje vend qe teorikisht pretendon te jete vend demokratik.
Ky ligj kurre nuk sjell mazhorance nga vota e qytetareve, prandaj nga ky ligj ka patur qeveri te pazareve.
E kur QYTETARET shohin se ata qe votojne ne emer te tyre e tjetersojne vullnetin e tyre ( e shesin voten) sipas interesit te tyre, atehere nga njera pale zgjedhje ne tjetren qytetaret kane filluar ta SHESIN vete direkt voten.
Dikush me nje kuintall miell, e dikush me 50 mij leke.
E po te shohesh qe nje deputet zgjidhet gati nga 10 minje votues, e kapercen ylberin nga njeri krah ne tjetrin per 500 minj euro, atehere QYTETARET bejne llogarine dhe fiks i bie qe ai qe i tradhton voten dhe besimin, ju
“ VJEDH “ atyre nga 50 EURO,atehere ATA po e bejne direkt kete “ pazar” diten e votimit.
Asnje force politike nuk ka siguruar mazhorance me kete ligj qe ju sherben vetem vemjeve politik, qe shikojne vetem interesin e tyre, ne 3 pale zgjedhje qe jane zhvilluar me kete ligj (2009,2013,2017).
Per çdo pale zgjedhje te zhvilluar me kete ligj, eshte ngritur numri i “tregtareve” te votes direkt, dhe kjo shifer arriti kulmin ne zgjedhjet e fundit (2017) kur me miliona euro u ble mazhoranca e soteme.
Turp per te gjithe ATA, qe tallen me gjene me te shtrenjte qe kane QYTETARET ne DEMOKRACI , VOTEN E TYRE.
Turp dhe frike per te gjithe SKUTHET dhe VEMJET politike, qe kerkojne te vegjetojne ne kuvend, pa u votuar nga QYTETARET.
Deputetet duhet ti ZGJEDHIN QYTETARET, e jo KRYETARET e partive.