Show i i shemtuar i pushtetareve me femijet, e te moshuarit

Nga Orjola Pampuri

Mjaft sherbyet e dhuruat se na ngopet e velet me neveri, qeveri llafazane…..
Nese do te gatuanit keshtu cdo dite te vitit per femijet, te moshuarit dhe shtresat ne nevoje, sigurisht jo ushqime, por plane, projekte e strategji per t’ua bere jeten te mundur e me te thjeshte, sigurisht gjerat do te ishin ndryshe. Pra nuk do te prisnin me padurim me pjata ne duar qe ju t’ i sherbeni nje garuzhde corbe apo nje pako. Po me qesharake beheni kur merrni ne preher, mbani ne krahe e deri shtriheni ne toke te perfshire nga adrenalina e pushtetit, femije, me te cilet nuk keni asnje te drejte te beni nje show te tille. Se pari eshte shkelje e te drejtave te femijeve, identiteti i te cileve nuk mund te perdoret per te arritur qellimet e te rriturve te cilet nuk jane prinderit apo kujdestaret e tyre, se dyti shkelje morale, pasi jeni pikerisht ju, pushtetare, qe varferuat familjet e tyre e late prinderit e tyre pa pune. Larguat nga ky vend, femijet e atyre te moshuarve qe sot detyrohen te jetojne ne azile, te cilet i lini ne meshire te fatit ne 364 dite te vitit e u trokisni sot, per t’i dhene nje pjate corbe. Neveri ndjej per te gjitha garuzhdet e diteve te fundvitit. Gjithe vitin gatuani corben e madhe te varferise e ne fund viti, qytetaret te rrenuar e te uritur ju zgjasin pjaten per te provuar pak nga corba e shemtuar e servirur nga ju. Mjaft me se kjo ju ben te shemtuar, mashtrues e te neveritshem.Mjaft u hodhet hi syve qytetareve duke u ofruar nje realitet te genjeshtert, duke ofruar nje realitet qe edhe ju vete nuk e besoni.