“Shkoqet” grupi anti-Basha ne PD: Ristani :Nuk ka demokrat që ve ne diskutim lidershipin Basha
Arben Ristani, sekretari i përgjithshëm i PD-së i njohur si pjese e grupit ati-Basha ne PD , ka befasuar me qenderimin e tij te ri pro Bashes dhe kunder kundeshtareve te tijne krah te te cilve ka qene deri tani. Ai ka vleresuar modelin që po ndjek kreu demokrat, Lulzim Basha, ne nje intervistë për “Gazeta Shqiptare
zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën kjo është e pamundur”, – shprehet z.Ristani.
Atëherë, pse fajësohet dhe sulmohet kaq shumë kreu Lulzim Basha edhe nga të vetët?
Në fakt, unë shoh krejt të kundërtën e asaj që pohoni ju. Unë shoh një bashkim të madh, më të madhin deri më sot të demokratëve rreth kryetarit Basha, rreth vizionit të tij europian të drejtimit të partisë dhe alternativave që kjo forcë politike po jep ditë për ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Edi Rama. Z. Basha ka sjellë një model të ri në politikëbërje. Ndryshe nga modeli që jemi mësuar deri më sot. Forcimi i anëtarit të partisë, vendimmarrja kolegjiale dhe pjesëmarrja e kryetarit në ballë të çdo beteje është modeli që ofron Basha. Asnjëherë më parë një forcë opozitare nuk ka arritur të japë një kontribut kaq të madh për shoqërinë sa po jep PD-ja nën drejtimin e Lulzim Bashës. Pastrimi i shtetit dhe politikës nga kriminelët dhe reforma për një drejtësi të pakapur që të japë drejtësi dhe jo të mbrojë të korruptuarit e qeverisë janë dy reformat më të mëdha të ndërmarra në vend, me protagonist kryesor Lulzim Bashën dhe PD.
A kanë të drejtë kritikët e Bashës në PD kur vënë në diskutim pozicionin e tij si lidership i partisë?
Unë nuk besoj se ka një demokrat, që nga anëtari i thjeshtë deri tek drejtuesit e lartë të partisë që vënë në diskutim lidershipin e Bashës. Ai është një shembull për çdo njeri që i futet politikës për të kontribuar dhe jo për të përfituar. Basha është një model frymëzimi për çdo të ri dhe kjo shihet tek rritja me 30 për qind e të rinjve të anëtarësuar në PD dhe tek mundësia që ai u jep për të garuar për funksione drejtuese, për të bërë karrierë politike përmes votës. E njëjta gjë është bërë me kryetarët e degëve. Nëse një lider nuk jep shembullin e funksionimit të demokracisë në partinë e tij, si mund ta garantojë demokracinë në qeverisjen e vendit?
Pavarësisht kësaj, ka një grup kritizerësh që kërkojnë rishikimin e pozicionit të z. Basha, por cila është pesha e tyre brenda PD-së?
Debatet, diskutimet i vlejnë çdo partie politike. Këto diskutime dhe debate, përtej sensacionit mediatik dhe nevojës suaj për të mbushur gazetat, apo edicionet e lajmeve, janë normale dhe duhet të konsiderohen të tilla. Basha ka qenë shumë mirëkuptues dhe i hapur ndaj çdo qëndrimi ndryshe, pavarësisht se sa racionale kanë qenë. Kjo vetëm sa konfirmon edhe më shumë atë që ju thashë që në nisje, se modeli europian i Bashës bën diferencën dhe kjo shihet edhe tek dëgjimi me vëmendje, si dhe marrja në konsideratë e mendimeve dhe sugjerimeve me qasje dhe frymëzime të ndryshme.