SHKODRA NE SHTETRRETHIM??

 

Nga Myslim Murrizi *

E çfare ka ndodhur?
11 Shqiptare do luajne top me 11 Italian.
Kontrolle çnjerzore, dhe arrogante e harbute per “ VEGJELINE”
Fresk, shoqerim, temena e lloj lloj nderimi per “ naltmadhenine” dhe tufen qe jane me kartabianke nga Hakiu e puntoret e tij.
Po trafikun, krimin, mundesine per terror nuk e ka “ vegjelia”, o demagog, por qeveria e naltemadhenia.
Mbi 30 mij Shqiptare ishin para dy vitesh ne Genova, dhe nuk pati shtetrrethim.
Sonte nuk dihet sa ton droge do kaloj per ne perendim, sepse shteti ka hall koke ne Shkoder.
Kujt po i bie mendja per drogen e krimin sonte, mjafton qe mbi 3-4 mij police te “ sekuestrojne” çakmake, leke hekuri dhe tek tuk ndonje çader .
Bile jane lajmeruar edhe policite e vendeve kufitare sipas njoftimit te bere nga Hakiu, si Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise, Greqise, Italise, Rumanise, Bullgarise.
Madje pak para fillimit te ndeshjes mund te vijne edhe keta te Serbise per te kapur ndonje ultras qe mund te kete patur gisht tek droni ne Beograd.
*Deputet i PD