”Shitblerje bagëtish”, Lulzim Basha reagon ashpër ndaj deputetëve qe nuk dogjen mandatet
Kreu i PD-së Lulzim Basha në një takim që ka pasur në qytetin e Durrësit i ka quajtur shitblerje bagëtish rrjedhjet e deputetëve të rinj në Kuvend.
‘’A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti”, u shpreh Basha në një takim me studentët durrsakë.
“Shqiptarët e kanë marrë vendimin, zot në shtëpinë e tyre nuk do të jenë më as kriminelët, as hajdutët, grabitësit, e as perversët”, tha më tej krydemokrati, një ditë përpara protestës së opozitës në Bulevardin përpara kryeministrisë.
Ai ka lëshuar akuza në adresë të Vangjush Dakos, dosja e të cilit, sipas tij, i ka kushtuar postin ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
“Deputetët e Durrësit nuk mund të rrinin në krah të Rrahman Rrajës e Jurgis Cyrbes. Propoganda e Ramës se të gjitha janë njësoj ka vdekur, nuk jemi të gjithë njësoj. Ai kanabizioi vendin, e futi ekonominë në kolaps.
Ne kurrë nuk kemi qenë me të qartë se kur i dhamë fund fasadës e bashkë me të parlamentit të krimit dhe të hajdutërisë. Rama u kap në flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg”- ka thene Basha.