SHËMTIA E NJË LIGJËRIMI PËR TË BUKURËN
Nga Zef Zefi
Kryeministri i Shqipërisë fillon replikën në Kuvend, duke iu drejtuar kryetarit te opozitës me pyetjen retorike;
“…Një pyetje kam, e mban mend sa dyer kishte Bashkia e Tiranës?” -Me pas vazhdon- “Maxhordomët ishin roje…(Kryeministri i referohet kritikës së kryetarit të opozitës lidhur me maxhordomët qe ka gjetur në bashki, për ti sherbyer kryetarit pararendës që ishte vetë kryeministri.)
Sqaron pyetjen retorike duke iu referuar retorikës së fillimit; “…ka katër dyer. Një prej dyerve nuk hapet. Rri mbyllur…-pas kësaj shton me sarkazëm, se kryetari i opozitës, ka mundësi të mos e dijë se sa dyer ka Bashkia.- Kryeministri vijon: -8 roje ishin, për tre dyer… E dini ju sa bëjnë tre roje herë tre turne? Tetë roje bëjnë…”
(kuriozët dhe kontestuesit, të ndjekin Ed’Rama TV live-shen.im)
Elokuenca kryeministrore nuk ndalet: “…Rojet i kam gjetur me pantallona doku,(insinuon diçka për dokun) -me këpucë gri me vrima, …të lutem,-i drejtohet kryetarit të opozitës,-mos mi perëndo ata sy, sikur po të shkel në kallo për të varfërit…-Rojet i kam veshur unë me të bardha e me papion, jo me lekët e buxhetit te shtetit, po mi ka veshur dikush…. (Dikush, kush? Shen.im)
Mbërrin dhe përgjigja autodenocuese; “dikush nga ata që japin, po u kërkove…” (shen.im: një klient, nga klientelizmi i tij ia ka veshur rojet.)
“…Unë dua të di ku e keni problemin me të bukurën…se kët’ se kam kuptuar kurrë…
Ti ish/kryetari i Bashkisë bëhu kampion i të bukurës…,-keshillon ai. Pastaj nënvizon-Ju pëlqen shëmtimi, ju pëlqen pisllëku…”
Cinizmi vazhdon: ”…Partia juaj (PD) ka lindur në ditë te bukura, ishin te bukur ata që e linden. Si e katandiset këtë parti që duket sikur mban era qen…,(e kupton se fraza ka thartirë fyerjeje.) Nënqesh dhe shton: “…edhe pse s’mban era qen…”
(Vini re: Togfjalëshi era qen, është nënrenditur qëllimshëm për të elipsuar mohoren e pohimit të mëparshëm me qëllim përforcimin e togfjalëshit “era qen.” Shen.im)
Kryeministri në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon: “…megjithëse visheni dhe dukeni si të jashtëm, prapë keni një lidhje me shëmtimin…”
Dikush nga vendi i zë në gojë atletet dhe kostumet e tij jo serioze në evente zyrtare edhe ndërkombëtare.
Kryeministri me një mimikë të hareshme prej shpotitësi të thekur, paragrafon atletet;
“…po me atletet ça keni…? Mos i vishni mçeftaz atletet, ngaqë i vesh unë…
Mos i shani atletet se eshte turp. Turp i madh. Ketu kemi zonja qe mbeten shtatzënë bejnë kalamanj. Me atlete i bejnë fëmijët…”(zonjat e apeluara të opozitës, protestojnë nga vendi. Zonjave të majta, s’ua bën syri tërr për ofezat e tij gratis.)
Kryeministri i drejtohet deputetes që ka bërë femijë: -“…me ça i bëre fëmijët ti, me taka i bëre dy binjaket…, me atlete i bëre. Me ça do i bëje…”
Pastaj e përmbyll duke vënë mbi tepsi sinqeritetin e tij maksimal:
“…ketu Ju jeni të lirë të na fyeni, kurse ne po na thate ndonjë fjalë për atletet, nuk durojmë, …këtu kurrë nuk do t’ju shajmë… edhe po ndodhi do t’ju kerkojmë ndjesë…”
Ana tjetër e medaljes:
Vini re çfarë shpreh ai në takimin me përfaqësuesit e biznesit të madh:
Mbasi ju flet për burokracinë që ka instaluar Rama 1, biznesmenëve ju tregon “uren…” Ura do të jetë ministrja e shtetit per sipermarrjen e cila “…është për t’ju mbrojtur nga qeverisja….(Rama 2)
Kryeministri edhe këtu nuk i shpëton dot temave estetike, veçse me një qasje, të kundërt me atë të monologut në Kuvend:
“…Kur t’ju vijnë keta trokitësit në derë, (e ka fjalën për punonjësit e tatim-taksave)…këta qe ju nxijnë jeten, nuk duhet ti pranoni…nese nuk jane te veshur me veshje te rregullt…(vini re kontrastin e veshjes se një punonjësi të tatim-taksave me veshjen “normale” të kryeministrit me atlete, benevrekë tuta e bluza nëpër evente politike e zyrtare) Kryeministri thotë : “…Duke filluar që nga veshja… nëse ju vijnë te veshur me bluxhings, me bluza me shqiponja me tri koka,,, dhe shkrime Halloween…me pantallona te shkurtera…, me shapka… te kontrollojnë kompanite me te medha te Shqipërise…ne orarin e punës, nuk duhet ti pranoni….duhet ti refuzoni. …Apo me çanta me rrip, qe nuk dihet ça kane brenda letra, revole, cigare apo bukë me vete.
Ata duhet te shohin veten ne pasqyre…para se te vijne tek ju…(e ka fjalën për seriozitetin zyrtar të veshjes)