Serbët e Tiranës

Nga Indrit Vokshi

Qysh se kam filluar të mendoj, Bashkimi Kosovë-Shqipëri ka qenë për mua diçka e natyrshme, si diçka që lindi me njeriun. S’kam mundur kurrë ta pranoj Shqipërinë kaq të vetmuar, pa Kosovë e Shqiptarët në Maqedoni. Ndaj kur Mustafa Nano etj thonë se pengesë që Shqipëria të ketë lidhje me Serbinë është Kosova, unë e lexoj kështu: “Pengesë që serbët e Tiranës të bashkohen me serbet e Beogradit, janë disa shqiptarë në Kosovë”. Të gjithë e kemi nga një pengesë. Edhe për mua, pengesë që Kosovë-Shqipëri të bashkohen, janë disa serbë në Tiranë. Dhe nëse shumë të tjerë e shpërfillin spiunin Mustafa Nano, duke thënë se kështu e ka ky e bën për famë, unë them jo. E bën për axhendë dhe nuk e shpërfill. Kësisoji sa herë arma mediatike me emrin Mustafa Nano të shkrepet në publik, unë do të pohoj se e dua Kosovën. Jo veç për vete se për vete nuk kam nevojë ta pohoj por, për vllaznit e motrat tona në Kosovë që ata të mos mendojnë dhe të krijojnë imazhin e gabuar se këtu ka vetëm njerëz që mendojnë si Nano. Ta dinë se ka aq shumë njerëz të cilët e përçmojnë Nanon kur flet ato fjalë. Ne jemi shqiptarë, ata janë larva të të interrnacionalizmit. Të ushqyer me paratë e korrupsionit të tyre, me fonde ojf, pikërisht për t’i pasur armë për shkrepje të tilla. Unë respektoj shtetin e Kosovës, flamurin e tij, dua të ketë institucione, të ketë drejtësi në Kosovë, shqiptarët atje të pasurohen dhe të kenë mundësi për jetesë të mirë. Vetëm kështu do të kemi mundësira në të ardhmen.

Rroftë Kosova, Tetova, Gostivari, Kërçova e çdo trevë e shqiptarëve. Të më quajnë folklorist tashti që të kem mundësi t’iu them se janë njerëz të frustruar dhe më duken qenie inferiore, për gjynah. Pa taban, askushi.