Salianji thirrje prokurorisë: Liro protestuesit, arrestimi i paligjshëm
Nga Drejtoria e Policisë, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, apeloi prokurorinë të lirojë 6 protestuesit që morën pjesë në protestën e një dite më parë të opozitës dhe që vijojnë të qëndrojnë në qelinë e izolimit.
Sipas tij, protestuesit po mbahen në paligjshmëri.
Ervin Salianji: Prokurori i ri i Republikës së Shqipërisë po nis me akte paligjshmërie, ashtu si edhe dje në sallën e Kuvendit në sy të gjithë publikut në shkelje të ligjit, në shkelje të Kushtetutës u emërua Kryeprokuror i Shqipërisë. Dje gjatë natës dhe sot gjatë ditës, protestues paqësorë të opozitës për të cilët Policia e Shtetit nuk ka asnjë provë, asnjë fakt për të gjithë, asnjë provë për paligjshmërinë e protestës paqësore. I kanë mbajtur në shkelje të ligjit sot gjatë gjithë ditës si Halitin i cili sapo u lirua pas interesimit tonë si deputetët por dhe gjithë strukturave të PD dhe në paligjshmëri të plotë mbajnë në qelitë e izolimit 6 qytetarë të tjerë të këtij vendi të cilët protestuan paqësisht por që pritet një akt nga prokuroria për ti liruar.
I bëj thirrje prokurorisë, çdo prokuror që i ka shkuar çështja e këtyre qytetarëve të bëjë lirimin e menjëhershëm të tyre dhe të mos bëhet pjesë e paligjshmërisë së akteve që ka ndërmarrë policia e shtetit. Ne do të jemi këtu derisa këta qytetarë të lirë të cilët protestojnë edhe për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike, edhe për shkak të situatës së keqe në të cilën Edi Rama ka futur vendin, shkojnë dhe përfundojnë në qelitë e izolimit ndërkohë që Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Ilir Beqaj, Qazim Sejdini dhe qindra zyrtarë të tjerë të korruptuar të kësaj qeverie me Edi Ramën në krye sillen sikur të jenë pronarë të Shqipërisë. Kjo nuk tut askënd vetëm nxit akoma më shumë reagimin e qytetarëve për tu bërë pjesë e rrëzimit të një qeverie e cila tashmë ka hyrë në tirani. Dhe si çdo tirani fundi është i ditur.