Salianji Pas Ramës, armiku ynë është paqartësia politike.Të djegim mandatet dhe t’i bashkohemi studentëve

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike që demokratët duhet të djegin mandatet në mënyrë që t’ia vërtetojnë studentëve se janë bashkë me ta në kauzën e tyre më të vendosur e të qartë se kurrë. Salianji u shpreh se armiku i dytë i Partisë Demokratike, pas kryeministrit Edi Rama, është paqartësia e strategjisë së kësaj force politike e kësisoj, ai i bëri thirrje deputetëve demokratë se në rast se merret vendimi që ata të shkojnë në parlament, të shkojnë me program të qartë.

Duke e nisur nga protestat studentore, mesazhi ynë i qartë në mbështetje të tyre është qartësia politike me të cilin japim mesazhin. Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës, kemi paqartësinë. Unë mendoj që ne duhet të diskutojmë mirë si grup parlamentar i Partisë Demokratike me njëri tjetrin, sepse nuk ka qartësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh.

Nuk duhet t’i japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjet mandati për një rrogë. Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet jo duke pritur afatin por si akt i qartë politik, t’i bashkohemi studentëve pikërisht tani kur ata po bëjnë thirrje për gjithë shoqërinë dhe gjithë shoqërisë qe eshte ne proteste, te bashkohemi me ta.

Ervin Salianji, Deputet i Partisë Demokratike