Sakja,Ramës: Ironi e madhe të përmendësh ‘prokurorinë’ në prani të Vangjushit
Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Isa Sakja, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama se nuk investon në konvikte për nxënësit sepse është i zënë me ndërtimin e pallateve.
Në një deklaratë të gjatë në facebook, Sakja e cilëson një sulm politik ndaj tij, teksa i kujton Ramës se ndërtimi është valvul shkarkuese për punësim.
Sakja thotë se demokratët në Bashkinë e Kavajës shembën monopolin 6 vjeçar të klanit rilindas.
“Pasi ndritët Durrësin sot z. Rama dhe z. Dako ju lëshuat Kavajës.Në fakt, nuk ka ironi më të madhe se përmendja e fjalës “prokurori” dhe “pallate në rërë” në prani të Vangjush Dakos.Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, pasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri ” rilindja” juaj në Kavajë dhe Golem po bën tamam ato që ju nuk i bëte dot.Ajo që sot ne po bëjmë është një park 88 000 metra katrorë e një kopësht fëmijësh në mes, aty ku njerëzit e tu e kishin shndërruar në një depozitë plehrash”.
Kryebashkiaku i Kavajës gjithashtu i bën të qartë shefit të qeverisë se kur nuk ka hedhur asnjë qindarkë për këtë qytet nuk mund të pretendojë investime disa miliona euro në një konvikt.
Por për Sakjan, gjithçka Rama thotë e bën nga frika e protestave.
“Aty, poshtë zyrës tënde, përballë parlamentit do të na kesh, derisa të kuptosh se ora jote mbaroi.Sa për prokurorinë, ti dhe kushdo tjetër e ka derën e Bashkisë Kavajë të hapur”.
Rama: Sakja s’merret me konvikte, bën pallate në rërë
Stausi i plote
Isa Sakja
Sot, Kryeministri Rama perdori nje vizite inkonjito ne Golem, duke hedhur fjale ne tym, sic e ka ne stilin e tij te konsumuar retorik, per te nxitur nje sulm politik ndaj meje.
Zoti Rama,
Qe ndertimi eshte nje valvule shkarkuese per punesim, kete duhet ta dish!
Nen drejtimin e demokrateve, ne Bashkine e Kavajes eshte shembur monopoli i ndertimit 6-vjecar te klanit rilindas; kjo eshte e verteta.
Kjo e ka shqetesuar kliken e rilindasve ne qytet, e cila uzurpoi edhe reren, edhe zhavorrin, edhe mistrite e muratoreve punetore ne Kavaje per t’ia dhene te gjitha vetem nje firme.
Kjo nuk ndodh me!
Cdo propagande me prapavije te theksuar politike, retorike boshe, pa asnje argument nuk mund ta zhbeje kete te vertete.
Nga shkolla e mesme e Golemit, ne shoqeri te Kryetarit te Bashkise se Durresit, (shpresoj qe zoti KM te mos e keni marre vesh vetem sot qe Golemi eshte pjese e Bashkise Kavaje), pa asnje kavajas me vete, deklarove se do te ndryshosh njje sistem te tere administrimi, sepse Bashkia Kavaje, qe e drejtojme prej vetem 2 vjetesh, nuk paska ndertuar nje konvikt qe kerkon nje investim miliona euro.
Mbasi ndritet Durresin sot z. Rama dhe z. Dako ju leshuat Kavajes.
Ne fakt, nuk ka ironi me te madhe se permendja e fjales “prokurori” dhe “pallate ne rere ” ne prani te Vangjush Dakos.
Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri ” rilindja” juaj në Kavajë dhe Golem po ben tamam ato që ju nuk i bete dot.
Ajo qe sot ne po bejme eshte nje park 88 000 metra katrore e një kopesht femijesh ne mes, aty ku njerezit e tu e kishin shndrruar ne nje depozite plehrash.
Po bejme lulishte dhe parqe ne zonat administrative, ku ju nuk shkelet kurre!
Zoti Rama duhet ta dish, se ne kushtet kur nuk investon asnje qindarke ne nje bashki vetem per arsye politike, nuk mund te pretendohen investime disa miliona euro ne nje konvikt.
Eshte nonsens!
Gjithsesi, te falenderoj se sot zbuluat platformen e sulmit kunder meje, ate te ‘45-es: kundershtar politik= ne litar!
E di, kete sulm e ben se ke frike nga protestat!
Ke frike nga Kavaja, djemte e vajzat, burrat e grate e saj qe jane ne balle te protestave per rrezimin tend.
Po te kishe me vete djem socialiste nga Kavaja, do te thoshin se une nuk jam frikacak
Perkundrazi!
Aty, poshte zyres tende, perballe parlamentit do te na kesh, derisa te kuptosh se ora jote mbaroi.
Sa per prokurorine, ti dhe kushdo tjeter e ka deren e Bashkise Kavaje te hapur!