(S)a ka lidhje Berisha me Balilin ?!

Nga Nebil Çika

Vetëdorëzimi i të shumë kërkuarit Klemend Baliali ka rihapur debatin e lidhjeve të politikës me të. Një nga “fake news” që mediat e majta po mundohen të sajojnë është edhe mundësia e lidhjeve të familjes së tij me PD-në dhe sidomos me Sali Berishën. Për hir të të vërtetës dua të sjell në vëmendjen e publikut faktin që ka qënë vetë Berisha që ia ka larguar ata edhe si “mbështetës” së PD-së.
Në zgjedhjet politike të vitit 2001 një nga kandidaturat për deputet që po diskutohej për zonën zgjedhore 99 në Delvinë ishte edhe një i afërt i Balialajve. Atëherë unë punoja zëvendës kryeredaktor i gazetës RD dhe qëlloi që të diskutonim me z. Berisha për disa kandidatura në Jug të vendit. Ne zonën 99 unë i sugjerova si kandidaturë pikërisht të afërmin e Balialajve, me argumentin se pikërisht këta mund të garantonin që PD-së të mos ti vidheshin votat (atëherë ishte problem vjedhja e votave nga qeveria) pasi ishin një familje e madhe, tradicionale, me histori, ish tq përndjekur politikq tq komunizmit, me kontribut në histori, me lidhje të forta gjaku e miqësie në të gjithë zonën. Reagimi i Berishës më befasoi: “Jo nuk dua të kem punë me ta. Nuk janë tamam ashtu si mendon ti. Mos i afro fare te PD.” Ngela i shtangur. Unë jam nga e njëjta zone me ta dhe i njihja si familje të nderuar dhe të respektuar. Të kuptohemi. Atëherë nuk kishte, jo asnjë akuzë, por asnjë fjalë publike për ta. Nuk e zgjata shumë pasi mendova që kishte informacione të tjera apo thjesht nuk i donte. Në fund të fundit ishte përgjegjësi e kompetencë e tij përzgjedhja e kandidatëve për deputet. Në fund ai vendosi që kandidaturë në atë zonë të ishte Leonard Demi i cili kishte kaluar më parë me PDR-në e Genc Pollos.
Sa dola nga zyra e Berishës mora në telefon Leonard Demin, i cili ndodhjen në Bullgari, në një samit të Parlamenteve të Detit të Zi dhe i thashë që Berisha kishte vendosur ta kandidonte në Delvinë.
Mirëpo, kandidaturat atëherë miratoheshin qoftë edhe formalisht nga Këshilli Kombëtar i PD. Në mbledhjen e KK PD disa ditë më vonë Berishës ju krijua një situatë që nuk e kishte parë ti krijohej tjetër herë.
Drejtuesi e PD-së të Delvinës dhe Sarandës kundërshtuan kandidaturën e Demit dhe mbështetën këtë të afërmin e Balilajve me të njëjtën logjike si unë. Mundësia e fitores ishte më e garantuar me ta. Në votimin e parë kandidatura e Demit u rrëzua edhe për shkakun se ai rikthehej nga PDR gjë që e bënte të vështirë pranimin nga baza pavarësisht përzgjedhjes së Berishës por edhe për shkak të reagimit të drejtuesve të PD-së Delvinë e Sarandë.
Si gazetar i RD isha i pranishëm në mbledhjen e KK dhe i tregova bisedën me Berishën ish ministrit e deputetit Hasan Halilit dhe Flamur Nokës që i kisha në krah: “Berisha nuk e do kandidaturën tjetër pikërisht për lidhjen me Baliljat.” Hasan Halili kërkoi me një herë fjalën dhe mbështeti kandidaturën e Leonard Demit me argumente të forta gjë ndikoi dukshëm në miratimin e kandidaturës së tij në votimin e dytë. Ky moment ka qënë besoj edhe fundi i një farë lidhje të Balilajve me PD-në dhe shkaku i këtij fundi ka qenë personalisht Sali Berisha. Leonard Demi humbi se nuk mundi ti ruante dot votat, por Berisha e dinte këtë. Ai me vetëdije të plotë zgjodhi humbjen, në vend të fitores qe mund ti vinte nga mbështetja e Balilajve.
E solla këtë ngjarje në kohë si një detyrim personal ndaj të vërtetës. Berisha mund të këtë shumë mëkate por është i pa mohueshëm fakti që ai i largoi Balilajt nga PD-ja.