Ruajna Zot ! Grmoz Ruci përuron bustin e Pjetër Arbnorit përkrah Bashës dhe Berishës

 

Dymbëdhjetë vite pas ndarjes nga kjo jetë, Pjetër Arbnori ose siç njihet ndryshe Mandela i shqiptarëve, është rikthyer sërish në Kuvend. Ceremonia e vendosjes së bustit organizuar nga kreu I kuvendit, ish ministri I brendshëm komunist Grmoz Rucin aktualisht kreu I Kuvendit ne partine edhe te krerëve dhe deputeteve e ish deputeteve te PD-se

Justina Arbnori , vajza e te ndjerit ka sfiduar përfaqësuesit e PD duke u kujtuar atyre jetën pa kompromis te te atit ndërkohe kur ta po merrnin pjese ne kompromis te turpshëm ku xhelati përuron bustin e viktimës : “Shpresoj shumë që jeta dhe vepra e tij e tim eti të na frymëzojë të gjithëve ne që ta jetojmë jetën çdo ditë duke besuar në Zot dhe vlera, me dinjitet, pa kompromise dhe me sakrificë. “

Kryetari i Kuvendit ish ministri i fundit i brendshëm i qeverise komuniste Gramoz Ruci , post të cilin Arbnori e mbajti për disa vite, vlerësoi rolin dhe figurën e Pjetër Arbnorit si njeriu që pavarësisht vuajtjeve që jeta i dhuroi mbeti njeri i dashurisë në drejtimin e parlamentit shqiptar.

Gramoz Ruçi: “Me hapin e tij të lehtë e përkshoi këtë shesh i qetë por edhe i trazuar, i gëzuar por edhe i trishtuar, shpresëplotë por edhe i zhgënjyer por kurrë nuk i mungoi atij dashuria për njerëzit. Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur, dinjitoz dhe i respektuar, jeta vuajtjet ja derdhi lumë kurse lumturinë ja dha me kursim, ja dha me vonesë dhe ja mori shumë shpejt. Në drejtim të Kuvendit, Pjetër Arbnori mbeti njeri i dashurisë për njerëzit.

Ish-deputeti Besnik Mustafaj vlerësoi rolin e Pjetër Arbnorit në politikën shqiptare, pa harruar se nëse do të ishte në sallë do të kishte qenë sërish kundërshtar i Gramoz Ruçit.

Besnik Mustafaj: Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij. Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës. Këshilla e Pjetër Arbnorit sot për ju deputetë dhe drejtues të partive politike do të kishte qenë. Jepuni mundësinë shqiptarëve të zgjedhin kush do i qeverisë nisur nga programet dhe jo nga individët. Ne e kishim këtu midis nesh, për afro 20 vjet Pjetër Arbnorin, Mandelën shqiptare dhe nuk ditëm ta ngremë në piedestal të gjallë, jo për ti bërë nder atij, por Shqipërisë. Nëse do ulej në këtë sallë sot, jam i sigurtë se do të ishte sërish kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte pa ngurrim.

Në ceremoni morën pjesë eksponentë të rëndësishëm të dy partive PD-PS dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në ceremoni ka rënë në sy prania kundërshtareve te forte te Bashes e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli e cila prej kohësh nuk shkel në PD dhe ish-Ministri Genc Ruli.
Vendosja e bustit te Arbnorit nga persekutorët ish komuniste është një shuplake e forte ndaj PD e cila edhe pse pati 8 vjet pushtetin nuk e beri një gje te tille dhe ceremonia e sotme e drejtuar nga një prej persekutove kryesor te kundërshtarëve politike te komunizmit Gramoz Ruci ne praninë edhe të drejtuesve të larte të PD-se mund te konsiderohet si një nga aktet me të turpshme te politikes dhe një shfaqje publike falsitetit te luftës politike dhe hipokrizisë se politikës shqiptare