Rrokaqiejt e Tiranës

Nga Artur Roshi *

Ditët e fundit është hapur një debat mbi katet pa leje të pallateve shumëkatësh në qendër të kryeqytetit. Të gjithë diskutojnë rreth kateve shtesë, pse janë jashtë lejes, pse janë lejuar nga shteti, pse nuk janë paguar taksat, në se legalizohen pra i merr qeveria në interes publik, pse nuk janë denoncuar në prokurori ndërtuesit.
Jam dakort me të gjitha, por rendi i dikutimit duhet të nisi nga siguria e jetës së njerëzve që do i përdorin ato.A janë llogaritur kostruktivisht themelet për të mbajtur katet shtesë ? A siguron qëndrueshmëri në tërësinë e saj ndërtesa ? Nëse qeveria i konfiskon apo ndërtuesi ja dorëzon qeverisë katet shtesë për interes publik, sigurohet qëndrueshmëria ?
Qeveria nuk thotë asnjë fjalë për qëndrueshmërinë e tyre që ka të bëjë me sigurinë e jetës së qytetarëve.
Qeveria e shikon zgjidhjen e çështjes thjesht ku shkojnë lekët e fitimit dhe mjaft të jetë ajo pjese e fitimit dhe enturazhi i saj pjesë e ryshfetit dhe gjërat rregullohen.
Në se ato kate pa leje shtesë të rrokaqiejve në Tiranë janë llogaritur paraprakisht si pjesë e llogaritjeve kontruktive të tyre, si është e mundur që ndërtuesit e dinin që qeveria do i lejonte ti realizonin ? Kjo do të thotë se ka një marrëveshje të heshtur midis qeverisë dhe oligarkëve që psra se të fillonte ndërtimi. Ky është rasti më i mirë që nuk e përçmon autoritetin e qeverisë nga oligarkët.
Rasti tjetër nëse vërtet nuk ka marrëveshje do të thotë se kemi një Qeveri që e gjuajnë me shkelma në prapanicë, oligarkët nëse bezdisen dhe zotët mbi këtë vend janë vetë Oligarkët dhe jo Qeveria e mandatuar, pra jo qytetarët.
Në Durrës afë ish-Vollgës është një pallat që ka pa leje disa kate. Ai nuk i ka ende të banueshme ato kate sepse njerëzit nuk mund të rrezikojnë.
Po në rrokaqiejt e Tiranës do jenë të banueshme.
Sipas meje Qeveria duhet të garantojë se rrokaqiejt janë të qëndrueshëm dhe pastaj të na mbushi mëndjen se ajo nuk i pa që ndërtoheshin pa leje sikur të ishin ndërtuar brenda një nate dhe jo brenda shumë muajve.
Leja e ndërtimit presupozon qëndrueshmërinë dhe ndërtimin sipas kushteve teknike europiane të Projektimit dhe Zbatimit, prandaj duhet respektuar.

*A.Roshi, kryetar i PBKD