Rilindja projekt per te percare Diasporen ne SHBA.

Nga Kreshnik Çollaku

 

Rilindja ne perpjekje per te manipuluar e percare diasporen.Turi i Ministrit te Diaspores ne SHBA duket permbante nje mision te fshehur . Misioni duket se ka qene bashkerendimi i organizimit te nje rrjeti ne diaspore permes krijimit te te ashtuquajturave Komitete te Diaspores.
Komitetet duket se jane projektuar te funksionojne si celula partiake te padeklaruara,te cilat nen petkun e aktivizimit te diaspores,do te nxisin e mbeshtetin ne menyre selektive individe apo grupe te diaspores simpatizante dhe mbeshtetes te Rilindjes.
Sipas deshmive te shumta nga diaspora ne SHBA,kusht per pjesmarrjen ne keto Komitete te Diaspores eshte antaresimi ne PS,ose rekomandimi nga eksponente te PS.
Komitetet e Diaspores do te mbeshteten financiarisht nga qeveria shqiptare,ndersa aktiviteti thelbesisht do te jete ai i mbeshtetjes dhe i krijimit te nje rrjeti klientele ne diaspore.
Fakti i rende qe ekspozon kete projekt selektiv e percares eshte fakti se Ministri i Diaspores se Shqiperise refuzon te takoje dhe injoron Federaten Vatra gjate vizites ne SHBA.
Une e ftoj Ministrin e Diaspores te ruaje imazhin e patriotit.
Keto aktivitete selektive e percarese ne diaspore mund te jene ne favor te interesave te partise por eshte e sigurte se kjo veprimtari eshte ne dem te interesave kombetare.
Ministri eshte ne kohe te nderprese kete aktivitet me kundershtim flagrant me funksionin zyrtar qe ai mban.

Ne sherbim te ketij programi percares mes diaspores eshte vene dhe ambasada shqiptare ne Washington DC.
Perfaqesues te diaspores qe percmojne kete aktivitet na kane vene dispozicion nje korrispondence te bollshme mes ambasadores ne washington dhe emisareve te besuar, ku instrukton krijimin e ketij rrjeti klientelist rilindas nen petkun e mbeshtetjes se diaspores.
Ftoj ambasadoren e shqiperise ne Washington DC te qendroje ne lartesine e detyres shteterore. Ne SHBA zonja ka per nder e deryre te perfaqesoje Shqiperine dhe jo te mbeshtese projektet percarese te Rilinjdes apo grupeve politike me pushtet ne Tirane.

Se fundmi ne sherbim te kesaj skeme percarese e korruptive ne diasporen shqiptare ne SHBA,eshte vene dhe nje Komsull Nderi i Shqiperise ,konsull me date prej kohesh te skaduar.
Konsulli qe prej kohesh sherben si sekser pushteti sot eshte bashkesponsor i ketij projekti percares e rekrutues te Rilindjes ne diaspore.
Konsulli i Nderit me date te skaduar duhet te mos harroje se titulli qe mban dhe qe i sjell jo pak perfitime,i eshte dhene per te nderuar Shqiperine dhe jo per ti bere sherbimet Rilindjes dhe ofiqareve te saj.
Konsullit i premtoj se nder vendimet e para qe do te ndermarre diplomacia shqiptare e cliruar nga Rilindja do te jete revokimi i titullit qe menyre abuzive ky individ mban.

Gjithashtu strukturat e ish sigurimsave te infiltruar ne mes te diaspores shqiptare ne SHBA dhe te aktivizuar si aktore te dores se pare ne kete projekt,duhet te kene te qarte se eshte e mundur hapja e berja publike e dosjeve te secilit,dhe eshte mision i cdo qytetari te ndershem ta beje kete I siguroj se ky proces do te filloje shpejt si nje detyrim ndaj historise dhe mision per ta mbajtur te bashkuar te paster e patriote diasporen fisnike te shqiptareve ne SHBA.