Rikthehet Tomorr Alizoti ; PD e mbushur me njerëz te Nexhmije Hoxhes. Pse hesht Basha për te përndjekurit e komunizmit
Ish kreu i departamentit te ish te përndjekurve politike ne PD Tomorr Alizoti i eshte rikthyer kritikave ndaj ish partise se tij . Ai ka reaguar sot nëpërmjet nje postimi ne fb ndaj heshtjes se PD-se për ngrirjen e kompensimit te te përndjekurve politike nga qeveria. Alizoti thotë se PD është e mbushur me ish komuniste qe nuk kane asnjë ndjeshmëri për viktimat e diktaturës , pikërisht këtu e sheh edhe arsyen e heshtjes se Bashes .
Ja statusi i plote ne fb
Në mënyrë të shëmtuar duke dëshmuar urrejtjen dhe përçmimin e Partisë së Punës nga e cila vjen, qeveria shqiptare shpalli se do të dëmshërblejë vetëm ata që janë gjallë dhe jo trashëgimtarët e atyre që u vranë, burgosën, torturuan, masakruan nga komunizmi. Ky vendim poshtërues i qeverisë shqiptare po kalohet në heshtje edhe nga Partia Demokratike e cila është e mbushur me njerëz të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri ndaj viktimave të komunizmit. Në partinë e sotme demokratike gjen liberalë të majtë, ish komunistë, familjarë ish komunistësh të zellshëm dhe të rëndësishëm, gazetarë të ish Zërit të Popullit apo mediave të tjera të komunizmit, familjarë të njerëzve që kanë punuar në Institutet e Nexhmije Hoxhës. Gjen njerëz që janë në PD sepse aty gjetën një mundësi për të qenë në politikë por mund të ishin me shumë dëshirë edhe në PS-në që mori këtë vendim. Kjo nuk është vetëm t rishtuese por edhe shkatërruese për vetë Partine Demokratike! Ndërkohë Lulzim Basha hesht…