Rezistenca e drejtuesve të Prokurorive ndaj Markut , kush dorëzoi detyren dhe kush e refuzoi shkarkimin
Pas emërimit dhe prezantimit para stafit të prokurorëve të Elbasanit ditën e djeshme si drejtues i Prokurorisë Elbasan, prokurori Ardian Nezha është paraqitur ditën e sotme në institucionin e prokurorisë për të filluar ditën e parë të punës.
Por edhe sot Prokurori Nezha është ndeshur me rezisdencën e ish-prokurorit Dritan Gina për mos dorëzimin e detyrës, duke mos ja dorëzuar çelësin e zyrës me asyetimin se e quan shkelje të ligjit shkarkimin e tij nga funskioni si drejtues i prokurorisë së Elbasanit.
Në mënyrë demostrative ai është larguar nga prokuroria duke mos dorëzuar zyrën e tij.
Mësohet se prokurori Nezha gjatë ditës së sotme ka qëndruar në zyrën e zëvëndës/prokurorit të rrethit Elbasanit deri në gjetjen e një zgjidhje për lirimin e zyrës së prokurorit për të vijuar më pas punën e tij si prokuror i gjyqësorit Elbasan.
Ndërkohë po sot Dritan Gina paditi tek Krimet e Rënda prokuroren e përgjithshme Arta Marku me akuzëne shpërdorimit të detyrës.
Në kallzimin penal drejtuar Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane Gina argumenton se largimi i tij është shenjë hakmarrje e kryeprokurores pasi bashkëshortja e tij, Rovena Gashi e paditi në Gjykatë administrative.
Duke e quajtur urdhrin akt administrativ të pavlefshëm, Gina thotë se nuk është i detyruar ta zbatojë.
Ndërkohë në Durrës situata ka qenë më e qetë.
Prokurorja e re Donika Prela ka marrë zyrtarisht detyrën pranë Prokurorisë së Rrethit Durrës, teksa ish-drejtuesi i Prokurorisë Agron Gjana është paraqitur në institucion mëngjesin e sotëm dhe ka dorëzuar çelësat e zyrës.
Pas shkarkimit nga Marku si drejtues i organit të akuzës në qytetin bregdetar, Agron Gjana është caktuar në pozicion të përkohshëm prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.
Donika Prela është prezantuar me stafin e Prokurorisë Durrës, ndërkohë Gjana është nisur për në Kukës.