REQUIEM PËR DEMOKRACINË
Gjergj Hani
·
Përtej së mirës dhe së keqes shtrihet e plotfuqishme injoranca me të gjitha tonalitetet e saj ! Tonalitete qe shkojne nga mungesa e plotë e vetëdijes së individit, për rrolin, dhe vëndin e tij në shoqëri, e deri tek vetëdija e alternuar që ndizet e fiket si llampë psikodelike, e kjo në tërësinë e saj prodhon perceptimet e pavërteta të rrealitetit ku jeton një bashkësi individësh, që me paturpësinë që të fal mungesa e vetëdijes e quan vehten popull!
Thënë kjo, kupton qartazi që shqipëtaret, përtej së mirës dhe së keqes, kanë një problem universal në mardhënie me të vërtetën e përditëshme, dhe atë historike mbi të gjitha. Kupton qartazi që nuk I kanë kuptuar, e vazhdojnë të mos I shohin përmasat rreale të rrënimit shoqëror, ekonomik, e atij gjenetik që I ka shkaktuar, e vazhdon ti shkaktojë bolshevizmi I djeshëm e I sotshëm. Si është e mundur e gjitha kjo? Bolshevizma, apo kolera e kuqe, kjo semundje rrënimtare e shekullit XX, pati një rrugë shumë të lehtë mes shqipëtarëve, pasi ishin në gjenezën e tyre si një nga shtetet më të reja që lindën pas rënies së perandorisë Otomane në Ballkan, sundimi I së cilës pati minuar thellë rrënjët e vetëdijes mes shqipëtarëve. Aq I thellë ky rrënim, sa ishim I vetmi vënd në Ballkan që pas shpalljes së pavarsisë tentuam një kundër rrevolucion për restaurimin e pushtimit Osman, e njohur si rrevolta e Haxhi Qamilit. Në këtë terren social, të çoroditur e shterpë, pa antitrupat mbrojtës që një shoqëri e kultivuar të ofron, e keqja hodhi rrënjë fare lehtë! Rruga për në ferr është e shtruar nga qëllime të mira! Dhe kjo ndodhi me shqipëtarët nga viti 41 I shekullit të shkuar, e vazhdon akoma sot! Paradokset bolsheviko-komuniste nuk njohen e nuk njohin limite ! Me vetëdije të plotë Hoxha, me ndihmën e pakursyer të jugosllavëve nisi një luftë të përgjakshme civile, që për 50 vjet nuk njohu kurrë çtensionim. Luftohej kundër armikut të jashtëm, por më shumë kundër armikut të brëndëshëm, që mund të ishte kudo e kushdo! E kjo luftë e marrë, u këthye në luftën e të gjithëve kundër të gjithëve duke vendosur ne fron mbretërine e ABSURDIT. Konfiskimi I pasurisë së tjetrit dhe ndarja mes turmës së pronës së të tjereve, nuk I bëri shqipëtarët më të pasur, përkundrazi, shpronësimi modifikoi psikologjinë e njerëzve, vetëdijen e tyre duke eliminuar çdo lloj stimuli për punë, e duke zbehur frikshëm ndjenjen e përgjegjësisë personale në mënyrën se si arrihej një farë mirqënije personale ! (Nuk e di nëse gjëndja aktuale ju thotë gjë, apo jo!) Sot rezulton fare qartë që komunizmi, me shkarkimin e individit nga çdo përgjegjësi për gjëndjen e tij ekonomike, ka deformuar tërësisht perceptimin që individi ka rreth ekonomisë dhe rendit social, duke shkaktuar një ‘’lupenizim’’ të turpshëm të individit, e për rrjedhoje dhe të shoqërisë. Lufta civile që Hoxha me klikën e tij na e shiti si rrevolucion shoqëror, nuk ishte triumfi I drejtësisë e barazisë sociale, por një larje hesapesh, permbysje vlerash e ‘’shenjterim’’ I kompleksit të inferioritetit, që I privuar nga çdo sens moral u hakmor ndaj minorancës së aftë, me filozofine ‘’pas meje u bëftë qameti’’. E gjitha kjo ndodhi në heshtje o me kënaqësinë e hapur të dhjetëra mijëra njerëzve, të çorientuar e të paaftë për të kuptuar se I përkisnin një brezi të humbur pa kthim pas. Panorama e tragjedisë që shkaktoi komunizmi nuk është e plotë vetëm duke ju referuar numurit të të vdekurve, por edhe heshtjes e sjelljes së të gjallëve. Periudhë e mallkuar, por edhe periudhë kontradiktore, e shënuar nga shpirtëra të martirizuar nga një lavdi e shpërfytyruar, e nga te vërteta fallco. Komunistët e sotëm I janë lëshuar pushtetit absolut me një kokëfortësi maniakale. Për t’ja arritur qëllimit përdorin të njëjtet mjete e mënyra si 80 vjet më parë : MASHTRIMIN. Vetëm dje, këta komunistë ateistë shkaterronin kishat e pushkatonin prifterinjtë, ndersa sot, pa ju dridhur qerpiku, janë transformuar në shtylla të besimit fetar. Deri dje konsideronin pronën private si mishërmin e së keqes sociale e një mëkat mortal, ndersa sot jane lëshuar mbi gjithka kanë mundur duke grabitur si të kishin qindëra jetë për të jetuar. Sot e kemi përpara syve imazhin perfekt të paturpësisë e dykuptimshmërinë e neokomunistëvë në pushtet. Inovatorë, demokratë, ortodoksë e nacionalistë, të gjithë proklamojnë me të madhe, me shkëlqime mashtruese në sytë e tyre, dashurinë e madhe për vlerat demokratike (nderkohë spekullojnë mbi ngadalsinë e proçedurave ligjore), duke premtuar ti fshijnë menjëherë, përfshi edhe Kushtetutën sapo të marrin pushtetin totalitar,duke pasur si princip parrullën : ‘’Sa më keq të shkojë vëndi, aq më mirë për ne’’. Na thonë se komunistët e djeshëm janë bërë socialistë e nuk janë më si ata të njëherë e një kohë. Po si jo! Vetëm se janë po vetë ata që e thonë një gjë të tillë. Edhe në vigjiljen e grushtit të shtetit në 45 me grupin e deputetëve, flisnin për liri, demokraci e drejtësi. Por cili ishte rezultati? Të gjitha këto pirueta, këto akrobaci politike, që ndërrojnë kostumet ideologjike çdo ditë, janë të ngjizura me mashtrime e urrejtje. Në të gjitha këto manipolacione shihet Enver Hoxha: i vdekur e i varrosur fantazma e tij vazhdon tu japë sugjerime politikanëve shqipëtarë. Po opozita ku është? Përpara se ti bëjmë vehtes këtë pyetje, do të ishte mirë të shtronim pyetjen: ‘’A ka pasur vërtet opozitë’’? Nëse po, si ka mundësi që gjendemi përballe varrimit të embrionit të demokracisë që kurrë nuk arriti të lindë? Shumë e thjeshtë! Ne Shqipëri, pas viteve 90 nuk ka pasur kurre nje parti të djathtë. PD si krijesë e PPSH grabiti aspiratat, ngjyrat, dhe flamurin ideologjik të një të djathte që mund të lindte, dhe me këtë akt të paramenduar hollësisht në kthinat e Komitetit Qëndror arriti të mos lejonte kristalizimin ideologjiko ekonomik të një force vërtet të djathtë. Si ka mundësi që një e ashtuquajtur parti e djathtë ka siglën PD? Në të gjithë botën perëndimore me demokraci të konsoliduar partite me këtë sigël janë parti të majta! Rastësi mund të thotë dikush! Po si ka mundësi që PD gjatë gjithë kohës që ka patur pushtetin nuk ka bërë përpjekjen më të vogël për zbardhjen, denoncimin e dënimin e krimeve dhe kriminelëve të komunizmit? Si ka mundësi që PD nuk bëri asnjëlloj përpjekje për rishkrimin e historise mbi baza vërtet historike, duke na lënë peshqesh pseudo historianë të ngjizur me ideologjinë e mashtrimit, që na thonë se kampi i Tepelenës është një mit i sajuar? Si ka mundësi që u themelua në shtëpinë e grabitur qytetarëve të ndershëm nga një kriminel si Josif Pashko? Rastësi? Janë shumë për të qënë të tilla. Nëse PD po shkon drejt shuarjes apo shpërbërjes si forcë e djathtë, mos u habisni kur ta shihni të rilindë si forcë e qëndrës së majtë. Tek e fundit e tillë ka qënë gjithmonë, e ndoshta ka ardhur koha të thotë të vërteten që per 30 vjet nuk ja ka thënë shqipëtarëve. PD siç e kemi njohur deri më sot do të vdesë për një arsye të thjeshtë: Përmbushi misionin për të cilin u krijua; çdoganimin perpara ligjit të Komunizmit, komunistëve, neokomunistëve dhe krimeve të tyre. Cfarë po na ndodh sot ne shqipëtarëve, është çmimi që duhet të paguajmë për komunizmin. Jo vetëm për komunizmin institucional – atë që nënkuptojmë kur degjojmë shprehje si ‘’stalinizëm’’, ‘’marksizëm’’, apo ‘’Partia mbi të gjitha’’- por edhe në një përmasë më të gjerë, për komunizmin psikologjik, atë që kushtëzon intolerancën tonë, nënshtrimin karshi autoritetit, hyjnizimin e pushtetit e pushtetarit, pritjen tonë të përjetëshme të një shpëtimtari që gjithmonë ka qënë i huaj, varfërisë sonë shpirtërore e morale që na ka transformuar ne bagëti të bindura që shkojnë vetë në thertoren e historisë. Tashme zaret janë hedhur me kohë, ndonëse nuk kemi dashur kurrë ti shohim e ta pranojmë. Diktatura e rilindur po përgatit aktin e saj final, e nuk ka më këthim pas. Shpëtimi? Ndoshta vjen nga ndonjë kapriço e fatit që ka pak gjasa të ndodhë, pasi çdo popull ka qeverinë që meriton.
Gjergj Hani