REFORMA SOCIALISTE E DREJTËSISË DHE LIGJI SIPAS SANÇO PANÇES
Nga ZEF ZEFI
Në një nga konkluzionet e Raportit Interim të Komisionit të Venecias në fundin e vitit 2015 paralajmërohet shprehimisht kolapsi kushtetues në të cilin do të hynte shteti shqiptar:
“…Komisioni i Venecias evidenton se një zgjidhje të tillë radikale (si procesi i vetingut) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin…”
Më 1615,(400 vjet para vetingut socialist shqiptar) Miguel de Cervantes, na ka lënë këtë rrëfenjë në të famshin “Donkishoti i Mançes”
“…Kur Sanço Pançua u bë guvernator i Baratarias, ndodhia e parë që i bëri vaki, ishte një pyetje lidhur me një çeshtje gjyqësore nga një i dërguar i pleqësisë së guvernës në prani të kryesherbyesit dhe gjithë ministrave.
Pyetja qe kjo: zotni, një lumë shume i gjërë ndan dy provincat e shtetit tone. Mbaj vesh zotni guvernator, sepse historia është e një rëndësie të veçantë, dhe paksa e ndërlikuar. Ju sqaroj se mbi këtë lumë gjendet një urë, në krye të urës është një pleqësi me kater gjykates të cilët gjykojnë sipas ligjit të aprovuar nga i zoti i lumit, i ures dhe i vetë shtetit.
Ligj është i formuluar kështu : “kushdo që do me kalu mbi urë për tek bregu tjetër, përpara duhet të deklarohet nën betim se ku po shkon dhe për çfarë arsye do te kalojë andej.
Po ka deklaruar të vertetën, lejohet të kalojë. Në të kundërt, do të varet mbi trekëndësh, pa të drejtë ankimimi”
Pavaresisht ligjit rigoroz, gjykatesve dhe trekendëshit, mjaft qytetar kalonin lirshëm sa andej këtej sepse mbas betimit pleqësia i gjykonte të verteta, sa ata deklaronin.
Mirëpo një prej këso ditesh përpara pleqësise mbërrin një dikush i cili përpara gjykates deklaron si me poshte:
“Betohem nën pergjegjësine time se me të kaluar këtë urë, do shkoj tek trekëndëshi atje me var veten dhe për asnje arsye tjeter.”
Gjykatesit mblidhen krye me krye për ta pleqnuar: “në qoftë se këtë njeri e lejojmë të kaloje, ka deklaruar në të rreme, sipas ligjit duhet te vdese në trekëmbësh. Por nëse do ta varim, atehere ka deklaruar të vertetën dhe me ligj, duhet lënë i lire.“
Tash po pyesim zotnine tuaj Sanço Panço guvernatori ynë. Çfarë duhet te bajne gjykatesit të cilet akoma nuk e kane mbyllur çeshtjen, me që kanë marre vesh zgjuarsine tuaj akute, ju dërgojne pershendetjet e rastit dhe lutjen e tyre që ti ndihmosh me gjykimin tuaj.
-Ah,- ia ben Sanço. -Zotnijte gjykatesa, duhet ta kursenin këtë midisje për mua të pakten, mbasi une shquhem me shume si burre i ashper sesa i lëmuar. Megjithate ma përseritni dhe një herë rastin në fjalë.
I dërguari i pleqesise ia përserit një here, pastaj një herë tjetër fille për fille, ndersa Sanço ia pret:
“Sipas meje kjo zgjidhet me dy batuta; kalimtari betohet se do te kaloje urën për tu varur tek trekembeshi për të vdekur, e vertete? Mirepo nëse ai do te vetevaret ka thënë te vertetën, e sipas ligjit, meriton të kaloje, po nese nuk ka thënë te vertetën, meriton të varet nga i njejti ligj, kështu?
-Fiks,-ia pret i derguari.-Zotnija juaj e ka kuptu si s’ka ma mirë.
-Atehere mbani vesh,- shton Sanço,- gjysma e kalimtarit që ka thënë të vertetën, duhet lënë të kaloje, gjysma tjeter që ka deklaruar të paverteten, duhet varur. Kështu zbatohet ligji.
-Qysh zotni Guvernator,-arsyeton i derguari,-sipas jush duhet ndarë me dysh kalimtari, në verteten e të rremen? Po ndodhi kjo, ai vdes.
-Degjomë mua burrë i ndershëm,- rimerr biseden Sanço.-Ky kalimtar për të cilin me folët, ose unë jam matuf, ose është e drejtë që ky të vdesë, siç është po aq e drejtë të jetoje e të kalojë urën. ( për të vdekur sigurisht,-shen.im)
Nderkohë pas 403 vjetësh prej trilleve romaneske, pavarësisht paralajmërimit të Komisionit të Venecias më 2015, Sançua ynë me gjithë gërdallën e tij socialiste, ka realizuar nën hundën e të mençurve shqiptar, për llogari të “faktorëve të tretë”, shkatërrimin nga themelet të shtetit shqiptar dhe kapjen e tij për hunde nga duart e krimit. Aspak më mirë se nën Erdoganin e atëhershëm te perandorisë, kur shqiptarët e Shqipëria dhunshëm.
Mjafton të përmendësh mungesën e pushtetit gjyqësor. Një prokuroreshë të përkohëshme inkostitucionale, një Qeveri e votuar vetem nga 20% e shqiptarve të inkriminuar peng e mafias dhe oligakive, një Legjislativ njëngjyrësh, një Presidencë në “ekzil” kushtetues.
Romani i paradokseve të Servantesit vijon me fjalët e magiordomit për zotësinë gjeniale të Sanços me fjalet se zgjidhje më të mirë kësaj çeshtjeje nuk do i jepte as vete Likurgu për spartanet e tij.
Por situata e shtetit shqiptar nuk është as trill as romancë komike, po një tragjedi e shkaktuar nga një i çmendur real, i cili duhet izoluar.