Reforma ne drejtesi nuk eshte arme qe hidhet me parashute!
Nga Oerd Bylykbashi
Ne Luften e Dyte Boterore, ne vitet 1943-1944, Aleatet perendimore hodhen sasi te medha armesh e municionesh per partizanet komuniste, sepse premtonin me shume se te tjeret qe te luftonin nazistet. Me ato arme, partizanet komuniste u fuqizuan, fituan luften civile ndaj nacionalisteve, i vrane dhe i perzune ata dhe me 28 nentor 1944 me ato arme te Aleateve moren pushtetin. 70 vjet para 22 korrikut 2016, nen veshtrimin e perfaqesuesve Aleate, cimentuan pushtetin e tyre me Kushtetuten e 1946 me vota te dhunuara nen presion.
Me 22 korrik 2016, amendamentet kushtetuese kishin qellim pikerisht qe te pengonin kapjen e drejtesise nga pasardhesit e komunisteve e te perdorej si arme ndaj kundershtareve politike, por te sherbeje per te vene ne vend drejtesine: ministrat e korruptuar, te lidhur me krimin, kriminelet trafikante te shkojne ne burg, prona tek i zoti dhe drejtesi e thjeshte dhe e shpejte.
Reformen ne drejtesi Edi Rama nuk mund ta konsideroje si armet qe parashutoheshin ne 1944 me shpresen se komunistet do sillnin demokracine. Nje kryeminister i korruptuar dhe kriminaizuar, por qe uleret se do te beje reforme ne drejtesi, do te beje me keto “arme” vecse ate qe di te beje me mire. Ne fakt, sic i thone ne anglisht, ai eshte “the big white shark” qe Aleatet presin te bjere ne rrjete. Ne shqip i themi “nuk i varen ujkut melcite ne qafe”.