Ramizi me Sigurimin organizuan 2 korrik 1990

Nga Maksim Rakipaj
28 vite më parë regjimi komunist qe në grahmat e fundit. Tregu qe krejt i zbrazët në Shqipëri. Bota komuniste kishte filluar ndryshimet; ne të fundit, si përherë. Njerëzve u kishte shkuar thika në kockë. Por dihet se një shtet, sado i dobët, është në gjendje t’i shkelë me këmbë shtetasit e vet, sidomos një komb delesh si qemë katandisur ne pas 45 vitesh robërie komuniste. Më vjen të qesh sot kur ithtarët e ndonjë partie gufosen se partia e tyre rrëzoi komunizmin, lere pastaj kur thotë edhe Meta me Ramën që komunizmin e rrëzuan ata… Por të mos harrojmë se komunizmi pati dështuar kudo; nga Tanzania, Benini etj., në Afrikë, deri te Gjermania lindore në Evropë dhe kudo; qe rreziku i prishjes së ekulibrave të arritur pas Luftës II botërore. Dhe prishja e ekuilibrave do të thotë Lufta III botërore. Filluan kontaktet USA-BRSS, vijuan disa marëveshje të fshehta Reagan-Gorbaçov qysh nga viti 1983 që filluan të jepnin frutat e para. Kujtoni Timishoarën, turistët gjermano-lindorë që kalonin nga Hungaria në ish-RFGjermane, etj, etj…Fjalimi “prekës” i Reagan-it para murit të Berlinit: “Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur!” (Sot dihet se marëveshja për ribashkimin gjerman qe arritur së paku nja dy vite më parë). U ribashkua Gjermania. Pashë dhe me rastin e vdekjes së kancelarit Kohl, t’i vishej atij merita për atë ribashkim (!). E kështuuuu, filluan të lëviznin edhe popujt e ish kampit socialist (pas Katowicës)….Ramizi me sigurimin e shtetit organizuan 2 korrikun ala-kuban, rrëzimin e shtatores së lugatit në shkurt, ai shkrimtari tha për Zërin e Amerikës “ikën jashtëqitjet e kombit” dhe pas asaj deklarate u jashtëqit për vete….Qysh atë ditë e kanë braktisur vendin mbi 1 milion e gjysëm shqiptarë, a ndoshta dy milion? Në Shqipëri, partia e radhës në pushtet vazhdon nga fitorja në fitorje. Për të vënë kujen. Nejse, nuk dua t’ju a prish qefin. Të gjitha u arritën nga populli ynë trim, heroik e liridashës. Bëni qef. Njatjeta….