Rama :Shkodrën do ta bejme si Vlora – Ademi: Do na bësh Lungomare ?! 

 

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar përmes një statusi në facebook ndaj deklaratave të bëra nga Kryeministri Rama gjatë vizitës në Shkodër.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se PS-ja kërkon të fitojë dhe Bashkinë e Shkodrës duke thënë se në cerek shekulli nuk është bërë asgjë nga Kryetarja e Bashkisë.

“Unë bëj debat me njerëzit e lidershipit të partisë sa herë them i duam 61 bashkitë. Po normal se për derisa shkon në garë, ke për të fituar, pavarësisht se në disa nuk ka rivalë e në disa te tjera ka kandidatë të tjerë. Kush ështe më i mirë se ne? Nuk ka më të mirë. Kujt t’ia besosh Shkodrën? Atyre që e qeverisin prej çerek shekulli. Bëni krahasimin mes Shkodrës dhe Vlorës. Çfarë bëmë ne në Vlorë? Për vetëm pak më shumë se 4 vjet. Çfarë kanë bërë për më shumë se çerek shekulli në Shkodër” u shpreh Rama.

Rama bëri paralelizmin me investimet e bëra nga Rilindja në Vlorë. Si duket ky krahasim ka qenë i gabuar nisur nga përmbytja që ndodhi javës së kaluar në ‘Lungomaren e Vlorës’.

Sigursht kjo ka qenë gjëja që Ademi ka theksuar në statusin e saj duke thënë në Lungomare-ja e Famshme u përmbyt nga disa minuta shi dhe nuk u pa se ku shkuan miliona euro investime.

“Në qytetin bregdetar, “vepra më e rëndësishme e partisë së Rilindjes” është Lungomare- ja e famshme. Vetëm pak ditë më parë të gjithë shqiptarët, e jo vetëm vlonjatët, e panë se ku kanë shkuar miliona euro investime, pasi disa minuta shi përmbytën të gjithë Lungomare- n.

Kjo është prova më e mirë dhe më e qartë se çfarë bëri “Rilindja” për 4 vite në Vlorë.

Shkodra këto 6 vite, nuk ka marrë asnjë investim nga “Rilindja” e Edi Ramës. Kjo është e vërteta që e di Shkodra dhe Shqipëria mbarë. E megjithatë, falë mirëadministrimit si një familje e madhe, me të ardhurat e vetë qytetarëve, përmes taksave që vazhdojnë të jenë më të ulëtat në vend, kemi investuar në rrugë, trotuate, hapësira të gjelbra, ndriçim, kanale kulluese, qendra shendetesore, shërbim social, shkolla e ambjente sportive”, ka shkruar Ademi në facebook.

Statusi i plotë i Volta Ademit në facebook

Në qytetin bregdetar, “vepra më e rëndësishme e partisë së Rilindjes” është Lungomare- ja e famshme. Vetëm pak ditë më parë të gjithë shqiptarët, e jo vetëm vlonjatët, e panë se ku kanë shkuar miliona euro investime, pasi disa minuta shi përmbytën të gjithë Lungomare- n.

Kjo është prova më e mirë dhe më e qartë se çfarë bëri “Rilindja” për 4 vite në Vlorë.

Shkodra këto 6 vite, nuk ka marrë asnjë investim nga “Rilindja” e Edi Ramës. Kjo është e vërteta që e di Shkodra dhe Shqipëria mbarë. E megjithatë, falë mirëadministrimit si një familje e madhe, me të ardhurat e vetë qytetarëve, përmes taksave që vazhdojnë të jenë më të ulëtat në vend, kemi investuar në rrugë, trotuate, hapësira të gjelbra, ndriçim, kanale kulluese, qendra shendetesore, shërbim social, shkolla e ambjente sportive…..

“Rilindja” e ka të vërtetuar me prova, edhe gjyqësore tashmë, se jo vetëm nuk është më e mira por është më e inkriminuara, më e korruptuara dhe hajdutja e zgjedhjeve. Sepse vetëm kështu Edi Rama mund të marrë pushtet, pasi shqiptarët nuk e votojnë. Prandaj largimi i Edi Ramës dhe klikës së tij është prioritet dhe emergjencë kombëtare.