Rama jashtë kontrollit/ Kercenon socialistët e Kukësit me perjashtim nga partia…
Protesta e qytetarëve shqiptarë ditën e sotme për ti thënë ‘JO’ taksës për rrugën e Kombit, ka tërbuar kryeministrin Edi Rama.
Por inati i kryeministrit sot nuk ka qenë vetëm mbi qytetarët që protestuan, por edhe ndaj këshilltarëve të majtë në bashkinë e Kukësit, të cilët i ka përjashtuar menjëherë nga partia.
Përjashtimin e socialistëve kuksianë, Rama e bëri gjatë konferencës për mediat, pa pritur më parë që të mblidhen organizatat bazë të partisë për marrjen e një vendimi të tillë.
‘Anëtarët e këshillit bashkiak të Kukësit të cilët kanë nxitur dhunë në protestë do të përjashtohen nga Partia Socialiste’, kjo ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama, një deklaratë e cila mbante brenda saj tone të ashpra dhe kërcënuese.
E ndërsa për socialistët Rama mori vendimin e prerë për ti larguar nga Partia, tashmë pritet se cila do të jetë hakmarrja e tij ndaj qytetarëve.