Qytetaret nxjerrin materialet nga KZAZ dhe i djegin
Mbështetësit e opozitës në Burrel kanë arritur të futen brenda ambienteve të KZAZ nr. 17 dhe morën materialet zgjedhore e i dogjën.
RTV Ora ka siguruar fotot nga djegia e materialeve të hedhura në rrugë të përfshira nga flakët.
Gaz lotsjellës, gurë e shkopinj gome – Ndërsa pak minuta më parë u regjistruan përplasje mes bështetës të opozitës dhe policisë në ambientet e KZAZ nr 16.
Për ndalimin e mbështetësve të opozitës për tu futur brenda në KZAZ erdhën përforcime nga FNSH.
Efektivët e FNSH ishin të armatosur me shkopinj gome dhe me gaz lotsjellës.
Mbështetësit e opozitës tentuan të futen brenda ambienteve dhe gjuajtën me gurë në drejtim të policisë.
Dhe më pas forcat e FNSH iu përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Nga përplasja mes mbështetësve të opozitës dhe forcave të policisë kanë mbetur disa të lënduar.
Mes të lënduarve ka qytetarë dhe efektivë policie.
Gazetari i RTV Ora, raporton se forcat speciale goditën me shkopinj gome edhe kryetarin e PD në këtë bashki, Arjan Nikën, i cili është dërguar në spitalin e Burrelit.
Ndërsa tensionet mes policisë dhe mbështetësve të opozitës vazhdojnë.
Këta të fundit janë shprehur se nuk largohen derisa në lirimin e KZAZ-s.
Në KZAZ nr.16 ndodhen forca të shumta policia dhe një zjarrfikëse.