Qeveria nuk mbajti premtimin ! Qytetaret ne proteste për urën e Drojës

Nga Ahmet Zani

Pasi kanë pritur 3 javë, banoret e fshatrave të Kurbinit dhe Krujës kanë protestuar pranë ures së shembur të Drojës, duke kërkuar rindërtimin e sajë. Sipas banoreve shembja e ures i ka izoluar, ndërsa paralajmerojnë se nëse nuk do të ndërhyhet shpejt do ta përshkallzojnë protesten deri në bllokim të supertrades Fushë Krujë-Laç dhe para kryeministrisë. Banoret e konsiderojnë absurde neglizhencen e qeverisë e cila vijon të hesht prej tre javesh, duke mos marrë asnjë masë për rindertimin e ures.
“Unë jam banore i fshatit Shpërdhet të Kurbinit dhe shembja e ures na ka izoluar plotëosisht. Për të shkuar në Mamurras duhet të ecim 16 km npërë një rrugë dytësore për të shkuar në Mamurras. Kur u shemb na u premtua se do të rindërtohet shumë shpejt, por kanë kaluar tre javë dhe asnjë masë nuk është marrë. Ky është një absurditet shumë i madh, pasi kjo është rrugë nacionale dhe se kuptoj pse qeveria dhe insitucionet përgjegjëse nuk ndërhyjnë” thotë një banor
Një tjeter banor shprehet se do ta përshkallëzojne protesten, nës enuk ndërhyhet shpejet në rindërtimin e ures.
“Unë jam i bindur se ura është shembur nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë. Ura nuk përballonte më shumë se 24 ton, por këtu kanë kaluar trajlera me peshë dy fish më lartë. U bëne tre javë që është shembur dhe asnjë masë nuk po merret. Nëse nuk do të ndërhyhet protesta jonë do të përshkallëzohet, deri në bllokim të supestrades dhe para kryeministrisë. Shembja e ures na ka penalizuar shumë, pasi nuk kemi nga kalojme” thotë banori
Ura e Drojes që lidh Kurbinin me Krujenn u shemb tre javë më parë nga vërshimi i lumit të Drojes. Për të kaluar lumin banoret kacaviren çdo ditë, duke rrezikuar edhe jeten e tyre. Ndonëse u deklarua se ura do të rindërtohet shumë shpejt, ende nuk ka nisur ndërhyrja, ndërkohe që kjo situate ka penalizuar dhe bizneset e zones.