Qeveria e “Babagjyshit Rama” dhe “Vetingu fallso” i Rilindjes.
Nga Qamil Gjyrezi
1.Qeveria e “Babagjyshit Rama” Shkarkimi dhe emërimi i ministrave socialistë u bë pikërisht në fundin e vitit 2018 dhe qeveria aktuale mund të quhet “Babagjyshqeveria” e Ramës, mbasi kryeministri jo vetëm që emëroi ministra të rinj pa eksperiencë dhe ndonjë kontribut politik, por ministrat e emëruar janë relativisht në moshë të re dhe “ministri” më i vjetër për nga mosha dhe përvoja politike është vetë Edi Rama. Kryeministri Rama bëri disa ndryshime “gadi papritur” në kabinetin e tij qeveritar, ose Rama 2, por në të vërtetë këto ndryshime erdhën pas kërkesave për dorëheqje të liderit Basha dhe aksionit opozitar të P.D.-së, popullit në opozitë, rinisë, pensionistëve, të papunëve, rritjes së cmimeve të produkteve bazë në vend dhe një seri “skandalesh” të qeverisë Rama. Duke shfrytëzuar pushimet e festave Rama mblodhi Asamblenë e P.S.-së, dhe krejt “papritur” bëri ndryshimet në qeveri, të cilat kontestohen nga shumë faktorë politikë në vend dhe kryesisht nga opozita dhe lideri Basha. Për këto ndryshime kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaron se: “Vendimi i Ramës për shkarkimet masive në qeveri janë vendime të një degraduari pranë fundit. Ndryshimet në qeveri janë një tallje me shqiptarët. Edi Rama i trajtoi ata si popull i padenjë të cilëve u vendos mbi kokë kë të dojë. Mund të kishte emëruar ministra edhe shoferin apo parukieren e tij. Shqiptarët panë qartë sot se Rama nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveris direkt me oligarkët dhe me krimin”. Qeverinë e Re, do ta quaj “Qeveria e plakut të vitit të ri”, mbasi Rama i bëri ndryshimet në qeveri pikërisht para datës 31. Dhjetor. 2018. Njëkohësisht Rama po tenton të bëjë një lloj “Vetingu fallso”, për ministrant e akuzuar nga P.D. dhe media për “megavjedhje” të parave publike dhe skandale qeveritare. Protestat studentore, protesta e emigrantëve, skandalet me “Babale” dhe ministra të akuzuar për korrupsion nga opozita, e detyruan Ramën të zevendësojë ministrat e tij të përfolur për…
Type a message…