Qëlloi me grusht deputeten Mehmetaj, Çela i PS letër Byrosë se Kuvendit

Partia Socialiste ka thirrur Byronë e Kuvendit të cilës i kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës që janë në procedim nga policia pas përplasjeve të ndodhura jashtë dhe brenda Kuvendit në seancën e 18 dhjetorit, ka ardhur një reagim nga deputeti socialist Bujar Çela.

Përmes një deklarate për mediat, ai ka justifikuar shtyrjen me forcë të deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj me faktin se kjo e fundit i mohoi ushtrimin e detyrës që i ka ngarkuar vullneti i popullit të Lushnjes.

Por, shton më tej deputeti, ‘edhe pse i provokuar apo i penguar te ushtroj detyren, kerkoj qe Byroja ta gjykoje sjelljen time dhe te shprehet sipas Rregullores’.
Teksa
“Te nderuar anetare te Byrose se Kuvendit,Kam ndjekur me vemendje debatin publik qe shoqeroji seancen e dites se hene te Kuvendit te Shqiperise. Pjese e ketij debati ka qene edhe reagimi im personal ne momentin kur nje nder deputetet me te reja ne moshe te Kuvendit zonjusha Keidi Mehmetaj me force tentoi te me mohoje ushtrimin e detyres qe me ka ngarkuar vullneti i popullit te Lushnjes. Une e mirekuptoj deputeten e re ne moshe, te cilen e kishin urdheruar ne ate moment te shkelte ligjin. Megjithate edhe pse i provokuar apo i penguar te ushtroj detyren, i kerkoj Byrose se Kuvendit te Shqiperise te zbatoje Rregulloren e Kuvendit ndaj cdo akti te pahijshem per detyren e nderuar te perfaqesuesit te popullit. Per kete qellim, edhe pse reagimi im me mundesoi te ushtroj detyren dhe te marr pjese ne votim, kerkoj qe Byroja ta gjykoje sjelljen time dhe te shprehet sipas Rregullores”.

/Ora News.tv/