Qasje shpirtërore-teorike për poezinë
Sulejman Mehazi
O i dashur miku im, kritiku i artit, arti nuk e do madhështinë, por bukurinë estetike, perceptimin shpirtëror.
Prandaj, këtu është gabimi i gjithë poetëve e shkrimtarëve, vrapojnë për t’u bërë të mëdhenj, e nuk vrapojnë pas së bukurës artistike.
Shembull konkret kemi poetin e liqerit, Lasgush Poradecin, të gjithë poetët komunistë e partiakë vraponin për t’u bërë të medhenj, e Lasgushi vraponte pas së bukurës poetike.
Poezia s’është materie, po shpirt
Ose shpirt të plotë, ose materie të plotë, arti letrar se do edhe këtë edhe atë, poezia është e shenjtë dhe do shenjtërinë e poetit.
Të gjithë poetët e përmendur e të njohur në botë janë shpirtëror.
Ata kurrë nuk kanë shkruar për suksese, po për bukuritë shpirtērore, ky shpirt i pastër artistik bëhet universale, ky universalitet shdrrohet në bukuri artistike.
Shpirti i pastër poetik gjenë motive të pastërta, ata, shpirtrat e tolloviturit merren me tollovitjen e njerëzve.
Poezia është pastërti artistike
Shpirti i sinqertë poetik të jep pastërti poetike, pastërtia poetike te jep motive të pastërta, motivet e pastërta të japin ide të pastërta për të shkruar, idetë e pastërta të japin frymezime të pastërta, frymëzimet e pastërta të japin bukuri të pastërta poetike, prej kësaj bukurie të pastër krijohet vargu i pastër, prej vargut të pastër krijohen strofat e pastërta, prej strofave të pastërta krijohet poezia e pastër, prej poezisë së pastër krijohet arti i pastër, prej artit të pastër krijohet bukuria shpirtërore, prej kësaj bukurie shpirtërore krijohet perceptimi poetik, prej perceptimit poetik krijohet estetika krijuese, prej kësaj estetike krijuese formohet arti i bukurisë, poezia.
15 tetor 2017