Q anon sulmon Edi Ramën?
A është Shqipëria e Edi Ramës një shtet jashtë kontrolli (rogue state) i njëjtë me Korenë e Veriut?
Nga Ermal Ngjelina
Po! Q anon ka sulmuar Edi Ramën, dhe kryeministri i ka punët shumë keq! Nuk ka gjykatë prokurori Merkel dhe Junker ta shpëtojnë. Edi Rama të burgosë këtë të dojë me cilat akuza të dojë madje ta tejkalojë dhe shokun Enver; për të dhe pronarët e tij “shit hit the fan!”. Sepse “shit hit the fan” për ata që ne mendonim se kishin pronë botën.
Q anon u tha: “we see you/we hear you breathing”. Në shqip “të shikojmë/ të dëgjojmë edhe kur merr frymë”.
Kam më shumë se dy ditë që po i shtyj dhe po shtyj pambarimisht publikimin e këtyre radhëve që do vijojnë më poshtë. Kisha vendosur që nuk janë për konsum publik. Ende nuk di pse po i shkruaj!
Nëse Qanon e ka raportin 60 me 40 përqind midis asaj që do publikohej dhe asaj që nuk do publikohet, pavarësisht se jam gazetar dhe parimisht duhet publikuar 100% e të vërtetës, kam kohë që mendoj se për të mirën e njerëzimit vetëm 20% duhet publikuar.
Në kulmin e krizës financiare, Mario Monti i porsa zgjedhur kryeministër i Italisë, u tha studentëve kinezë: “nuk ka krizë financiare, ka krizë besimi”.
Imagjinoni çfarë ndodh nëse humbet besimin tek humanizmi!!!
Jam i qartë, nëse ti që po lexon ke arritur deri në këtë pikë, mendon se jam i ekzagjeruar!
Nuk e imagjonin sa i lumtur do isha nëse ajo që sapo çove ndërmend për mua, në këtë moment që po lexon, të jetë e vërtetë.
Nuk e kam për herë të parë reagimin që po kalon në mendjen tënde. Para teje “gangster” u tregua Gëzim hidrauliku. Gëzimi hapi me vrull derën e zyrës dhe nuk u mjaftua me kaq, po këmbënguli të shikojë të njëjtën video që po shikoja unë.
Gëzimi ngatëroi “gangsterizmin” e vet me akte që pak njerëzve u shkon në mendje se qenia njerëzore mund ti kyejë.
Më e keqja është se kur bëhesh dëshmitar për akte që as të kanë kaluar në mendje se mund te egzistojnë, të duhen vite që ti përpunosh në psiqikën tënde.
Por ndërkohë sjellja jote ka ndryshuar dhe botën e shikon me tjetër sy! Po, një lloj zhvirgjërimi!
Cilat janë të këqiat e njeriut karshi Zotit? Besoj se keni lexuar në Bibël dhe Kuran 7 mëkatet e njeriut. Krenaria, kopracia, epshi, zemërimi, zilia, përtacia, lakmia. Pak a shumë të gjithë ne i kemi këto vese. Por, ka më keq, shumë më keq se kaq!
Çka është shkruar mësipër është thjesht parathënie prezantimi për Qanon. Në shqip Q anon do të thotë anonimi Q. Q është niveli më i lartë i sigurisë në administratën e SHBA që e jep Departamenti Amerikan i Energjisë. Qanon, pra anonimi Q, komunikon me publiku në bordet e 4chan dhe 8chan.
Qanon është operacion i inteligjencës ushtarake!
Ok, shumë mirë, prap nuk me beson, jam i sigurt!
Riktheju publikimeve të mediave shqiptare për çështjen e Sajmir Tahirit (në opinionin tim historitë me kokainë dhe hashash janë karamele krahasuar me të tjera krime që mund te kryejë njeriu). Do vësh re se përgjimet për dosjen e Tahirit i kreu shërbimi ushtarak shqiptar i inteligjencës (uroj të jem gabim në këtë fjali). Pas publikimit të këtij fakti, u largua dhe drejtori i SHISH (ndoshta u largua edhe para publikimit të këtij fakti, nuk jam i sigurt).
Q anon është në funksion të marrjes së kontrollit të pushtetit në Washington nga Trump. Por mos u shpejto në gjykim! Trump nuk është autokrati i tipit Putin apo Erdogan. SHBA nuk është as Rusi dhe as Turqi. Q anon solli Trump në pushtet dhe të dy i falen Zotit mbi parimin: “We The People”!
Publikimi i parë i Q anon nisi në 28 tetor të vitit të kaluar. Unë konsideroj veten me fat që jam ndër personat e parë që e ndoqa në ditën e parë.
Publikimi në bordet 4chan dhe 8chan (të sugjeroj fort të mos futesh në këto borde. Mos e bë këtë gabim!!!) ka qënë periodik dhe në këtë vit Q ka qënë gjithmonë disa hapa përpara kundërshtarëve. Qartësisht, Q anon, ka pasur një plan kur ka parashikuar çdo lëvizje dhe reagim të kundërshtarit në fushën e shahut. Një profilizues i mrekullueshëm i qenies njerëzore! Q është ekip dhe jo individ.
Pra në këtë vit që ndjek çdo postim të tij, ka shumë pak emra shtetesh që janë përmendur nga Q! Pa hyrë në analizë të përpiktë shtetet e përmendura që do preken nga aksioni i Q janë, Arabia Saudite, Kina, Koreja e Veriut, Britania, Bashkimi Europian, Irani.
Mund të ketë pak shtete të përmendura në mënyrë indirekte. Kjo botë ka rreth 200 shtete dhe për çudi në postimin numër 2369 indirekt preket Shqipëria.
Q si zakonisht përveç fjalëve të pakta dhe screenshots jep edhe një link:
HUGE Soros find: Docs show Soros operation and State Dept working hand in glove (with your tax dollars). @JudicialWatch does the heavy lifting in court to get answers…https://t.co/IVIT7185tD pic.twitter.com/luM0TDWno0
— Tom Fitton (@TomFitton) October 8, 2018
Ky është raportimi në twitter i Tom Fitton në të cilin flitet ekskuluzivisht vetëm për Shqipërinë. Raportin e Fitton e keni të përkthyer në shqip në kanalin në you tube me emrin tim.
Çfarë thotë Fitton? Thotë që Departamenti i Shtetit outsourced/privatizoi/dha me koncesion, politikën e jashtme amerikane për Shqipërinë gjatë presidencës Obama. Thotë që socialistët shqiptarë janë ekstremi i majtë, kryeministri tmerrësisht i koruptuar, shqiptarët janë shumë pro amerikanë.
Cfarë rëndësie ka kjo për amerikanët? Fitton argumenton se në këtë mënyrë lirohen fondet për aktivitete antikushtetuese në SHBA.
E po pastaj? Çfarë lidhje ka kjo me edi ramën? Lidhja është në faktin që vetëm rogue state/shtete jashtë kontrolli si irani, arabia saudite koreja e veriut dhe kina përdoren si qendra në funksion të kryerjes së veprimeve antikushtetuese të aktorëve të ndryshëm ndaj shteteve të bashkuara të amerikës. Shtetet e sipërpërmendura kanë marrë ndihmën e madhe të Q! Edhe Shqipëria e ka marrë dhe po e merr.
Pra për dikë që ka pasur luksin të ndjekë Q, është e qartë se një shtet me këtë status, sigurisht që nuk mund të lihet të livadhisë kaq lirshëm. Maksimumi i lirisë së livadhisjes është që të mos shkaktosh dëm në Uashington si në rastin e Arabisë Saudite që në fakt përballet me shumë gjyqe në SHBA dhe gjyqet kanë nisur përpara se Trump të bëhej president.
Lexoni këtë postim në twitter dhe fjalën Kore e Veriut zëvendësoje me Shqipëria. Aty thuhet: “Koreja e Veriut ishte një fushë loje për ritualet satanike të Deep State/Shteti Brendshëm. I izoluar nga bota e jashtme ku gjithë këta të çmendur shkonin dhe kryenin krime që nuk dënoheshin. Koreja e Veriut ishte kryeqyteti botëror i akteve më anormale që mund të shkojnë në mendjen e njeriut. Ata donin të sundonin SHBA prej andej.”
Efektet e raportimit te Tom Fitton tek publiku amerikan është krijimi i të njëjtit perceptim me Korenë e Veriut. Presioni i publiku është shumë i madh mbi qeverinë.
Qeveri e SHBA për ne shqiptarët është ambasada e tyre këtu në Tiranë, ku sigurisht që nuk përjashtohen as punonjësit e agjencive të inteligjencës. Ata nuk i pagujanë taksat e Edi Rama por tek IRS, Internal Revenue Services!
Ajo që pritet të ndodhë si zakonisht janë ndërprerja e financimit për aktivitetin e personave dhe institucioneve që konsiderohen si të lidhur me personat dhe institucionet që bëjnë dëm për “We The People”! Këtu bëj fjalë për aktivitete të hapura që raportohen në media.
Por ka aktivitete të cilat nuk raportohen në media. Të gjitha shtetet kanë agjenci punonjësit e të cilave pushohen nga puna nëse publiku meson se çfarë po bëjnë. Për këtë motiv mësipër kam shkruar fjalitë: “Shtetet e sipërpërmendura kanë marrë ndihmën e madhe të Q! Edhe Shqipëria e ka marrë dhe po e merr.” Si dhe fjalinë: “…sigurisht që nuk përjashtohen as punonjësit e agjencive të inteligjencës. Ata nuk i pagujanë taksat e Edi Rama por tek IRS, Internal Revenue Services!”
Po përse i përmend fjalitë në paragrafin e mësipërm. Sepse në opinionin tim personal përgjimet për Sajmir Tahirin janë dhuratë nga Q dhe shokët e Q.
Opinion mu shndërrua në gjysmë-bindje momentin që deputeti i PD Salinjani publikoi video përgjimin live në një emission televiziv.
Në opinionin tim personal, sjellja e Salinjanit dhe e atyre që e mësuan se si të sillet, përkedo që ka ndjekur Q, ka të njëjtat pattern/karakteristika.
Sepse jam i bindur që vendi ynë nuk është lënë në dorë të fatit as nga shqiptarët dhe as nga miqtë e shqiptarëve.
Dhe se fundmi më e rëndësishmja; Gjenerali Michael Flynn për të gjithë ata që ndjekin Q është “ushtar i Zotit në shërbim të njerëzimit”. Gjenerali ka bërë një punë nga e cila nuk del kurrë në pension. Pa kujtohu, mos vallë e ke hasur diku këtë emër?