Pse Rama zgjodhi te dorezoje pushtetin ne vend e Tahirit!

Nga Armand Maho

Ne rast se qendrojne mesazhet e nderkombetareve per Tahirin atehere duket se Rama ka bere zgjedhjen me te lehte. Pushteti ka rene dhe tashme eshte mes dy zjarreve. Keta, nderkombetaret, smund t’ia falin kryeministrit te nje vendi te vogel andrallat qe i ka sjelle me trafikun e droges ku ne krye qendron Italia brigjet te ciles jane kthyer ne pritese te kriminalietit qe vjen prej fqinjit pertej adriatikut. Leshimi i terrenit nga ana e Shqiperise per trafikantet e droges bart dhe rreziqe te tjera sic mund te jete fjala vjen dhe trafiku i armeve apo lendeve plasese qe mund e bien ne dore te kujtdo perfshire dhe organizatat terroriste. Futja ne NATO dhe liberalizimi i vizave kishte zbutur nje hall jo te vogel per evropianet. Shqiptaret skishin pse kalonin detin me gomone, dhe trafiku ishte reduktuar ndjeshem.
Por leshimi i Tahirit ka nje kosto tjeter me te madhe per Edi Ramen dhe jo vetem! Natyrisht ne nje situate kur mbi ish ministrin e brendshem te rendojne prangat dhe hekurat e burgut, sic po dukej se rridhnin ngjarjet deri dy dite ne pare, mesazhi qe i dha Rames nje dite para mbledhjes se keshillit te mandateve kur me me gjuhen e tij e paralajmeroi se “ska pare asgje akoma”, do merrte rrjedhe tjeter. Njeriu qe u perdor per te sulmuar prokuroret dhe gjyqtaret me te gjithe arsenalin e pushtetit, sdo mund te dale nga duart e tyre pa treguar pergjegjesite dhe pergjegjesit kryesore per ate katrahure qe ndodhi ne kater vitet e kaluara me prodhimin dhe trafikimin e droges ne kete vend.
Ne kete situate Rama reflektoi duke zgjedhur rrugen me te lehte. “ Druri i shtrember” sic do e quante ai, nuk rrezikonte vetem prishjen e stives ( rrezimin e pushtetit) por djegien totale te saj, dhe kete fillimisht e kuptuan bashkepunetoret e ngushte te Tahirit ( qe jo rastesisht jane dhe kundershtaret e Veliajt ne parti. Krahu Gramoz Rucit… njera prej tyre sa per ta ilistruar, Spiropali, ka lidhje te forta per shkak te bashkeshortit me origjine nga Frakulla e fierit, megjithese vete eshte prodhim i MJAFT-it). Jo me kot shkarkimin e Tahirit, Rama e kompensoi duke i dhene Rucit drejtimin e kuvendit, gje qe solli dhe irritimin e ambasadorit amerikan. Ruci me te tjere e dinte fare mire se dorezimi i Tahirit mund te shkaktonte reaksion zinxhir dhe mund te merrte shume te tjere mbrapa, deri dhe tek vete Edi Rama, pergjegjesi kryesor per ate cka ndodhi me trafikun e droges.
Pra rruga qe po ndiqet eshte mosdorezimi i Tahirit, ose e shumta nje “ Hetim ne gjendje te lire” te tij. E gjithsesi Rama e di fort mire se ne te dyja rastet qeveria e tij ka rene. Ne rast dorezimi, Tahiri kish premtuar se do e terhiqte nga pas, dhe kjo ishte rruga me e rrezikshme… Tahiri skish si te ishte vetem ne ate megasipermarrje te kultivimit, prodhimit dhe tafikimit droges, dhe kete e dine dhe ata qe dalin ne proteste ne mbeshtetje te tij. Por edhe ne rast te mosdorezimit kredibiliteti i tij te pakten ne syte e atyre nderkombetareve qe e mbeshteten para fushates elektorale do rrenohej. Ai do shihet si politikani qe mbron persona te lidhur me tafikun e droges, apo si shkaktarin kryesor te derdhjes se lumenjve te droges drejt evropes, per ndalimin e te cileve vendet partnere kane harxhuar jo vetem energji por dhe miliarda euro. Drejtesia Italiane nuk ka nder mend ta ndaloje ketu. Media dhe aq me pak opozita e cila ka nje karte te forte tashme nuk do ndalen, edhe po mos veproje drejtesia shqiptare! Kater vite mbjellje hashashi, detyrimisht do prodhojne skandale te cilat nuk kane se si te mbeten vetem tek habilajt dhe Tahiri. Ne kete situate Rama duket e ka vendosur. Me mire te dorezoje pushtetin se sa Tahirin. Ose e thene me sakte me mire te fashise zhurmen me dorezimin e pushtetit se te shijoje hekurat e ftohta te qelise!
Pëlqej