Pse jam i djathtë?

Nga Indrit Vokshi

Të qenit i djathtë nuk e kam si tekë apo mënyrë për t’u diferencuar nga e majta apo se nuk kam mundur të gjej vend tek e majta. Jam i tillë sepse mendoj se Shqipëria bëhet vend më i mirë kur në themel ka lirinë e individit për ta udhëhequr vetë jetën e tij, jo udhëheqjen e jetës nga shteti dhe sugjerimin e zgjedhjeve prej shtetit. Pronësinë e njeriut mbi paratë e tij, jo pronësinë e shtetit mbi to. Votën dhe jo pushtetin e rrëmbyer. Patriotizmin jo interrnacionalizmin. Besimin ne Zot, jo mosnjohjen e asnjë rregulli suprem drejtësie që mandej i kthen epshet e njeriut në ligj suprem. Mbrojtjen e të dobëtëve dhe mbështetjen e të talentuarve dhe jo djegien e tyne. Karakterin, jo servilizmin. Drejtësinë dhe jo forcën e shfrenuar veç pse ke mundësi të jesh arbitrar. Vetëm duke besuar kështu, Shqipëria bëhet vend më i jetueshëm.