Pse duhet mbajtur “zi” për pluralizmin me 8 Dhjetor?!
Nga Bislim AHMETAJ
Në fjalorin enciklopedik fjala “pluralizëm” kuptimin e vet të përmbajtjes e shpreh pak a shume kështu : Doktrinë politike kundër totolitarizmit, ku në jetën politike të një vendi marrin pjesë më shumë se një parti”. Pa e tëholluar hiç po përpiqem ti rëndis disa arësye se pse duhet mbajtur “zi” për pluralizmin në përvjetorin e 27 të Lëvizjes Studentore që shembi sistemin mono-partiak dhe legalizoj pluripartitizmin.
A ka kuptim pluralizmi politik kur “timonieri” drejton dhe kontrollon si mazhorancën ashtu edhe opozitën ?!
Përgjigjen e kësaj dileme e gjëjmë të sintetizuar tek realiteti politik në të cilin na gen ky përvjetor. A nuk ishte kryetari i sotshëm I mazhorancës që nuk la gurë pa lëvizur që “timonin” ta merrte i vetëm njëlloj si paraardhësit e tij ideologjik. Por jo vetëm kaq, në nisje të fushatës ai u kujdes dhe ja doli ta vinte në kontroll të plotë edhe partinë më të madhe të opozitës përmes një marrëveshje groteske me Kryetarin e Partisë Demokratike e cila prodhoj dhe po vazhdon të prodhojë totolitarizëm gati në kufijtë e një diktature të pastër.
A ka kuptim pluralizmi kur vota e humb kuptimin e saj fundamental?!
Vota si mekanizmi që e prodhon dhe e promovon pluralizmin , në vendin tonë e ka humbur kejtësisht vlerën e vet politike, ajo është shndërruar në një send që kembehet me një thes miell, një shishe raki, një presion për largim nga puna, një mbyllje syri nga njerëzit e ligjit kur e ke shkelur atë, një gjithçka, veçse jo për të afruar alternativë dhe për të garantuar pluralizmin e qeverisjes që del prej saj.
Kontrolli I ekonomisë kombëtare nga një grupë oligarkësh e ka vënë në pikëpyetje sistemin?!
Vitet e 90-a ishin vitet e besimit dhe shpresës, vitet e një entuziazmi gati në ekstazë të njërëzve të etur për liri dhe demokraci, të njerëzve të uritur dhe të shfrytëzuar më këq se në kohën e skllaverisë legale. Këtë entuziazëm, besim e shpresë u vranë dalëngadalë “pronarët” të lirisë. Ata që nga shkallët e pushtetit nuk panë nga njerëzit që i mbarsën me pushtet por nga xhepat e tyre dhe të shpurës që I rrethonte. Për fat të keq asnjëra prej forcave politike që qeverisën në këto 27 vite nuk tregoj vullnetin e mjaftueshëm për të lindur, zhvilluar dhe rritur një shtresë të mesme të qëndrueshmë, shtresë që është baza e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të një vendi. Ekonomia kombëtare është përqëndruar në 5 deri në 10 % të popullsisë, 15 deri në 20% ja dalin të kenë një jetë normale, ndërsa 70 % ose I kanë ikur Atdheut me çdo lloj forme ose janë në varfëri ekstreme. Një vend që ka mbi 60 % të popullsisë të varfër ose shumë të varfër është çdo ditë i mbërthyer nga ganxhat e destabilitetit dhe pasigurisë. Këtë realitet të zymtë ekonomik dhe social e kemi dhuratë nga establishmenti politik i cili është pjesë e oligarkisë se krimit dhe ekonomisë së vendit.
A është e rrezikuar liria e besimit në vendin tonë?!
Ne si komb jemi shtet multifetar, nuk e marrë përsipër ta analizoj në është mirë apo keq, pasi disa e shesin si asetin më të çmuar që kemi – në kuptimin e tolerancën mes feve, disa te tjerë kanë mendim krejt tjetër për këtë “aset” dhuratë e pushtimeve të gjata. Më shumë se 90% e objekteve të kultit në vendin tone (perjashto teqete e Bektashive) janë të ndërtuara me fonde origjina e të cilave është krejtësisht jashtë kontrollit të institucioneve ligj zbatuese në Shqipëri. Tradita e hershme që besimtarët ta ndërtojnë shtëpinë e zotit me farvcat e tyre është varrosur. Koha kur dikush falte tokën, të tjerë mblidhnin paratë, të tjerë dhuronin materjale dhe ata që nuk kishin asgjë për të dhënë afronin krahun e punës pa shpërblim ka vdekur. Tani gjithçka vjen nga origjina e feve që ushtrohen në vendin tonë. Ai që të ndërton kishën ta çon edhe priftin, ai që ta banë xhaminë ta “emron” edhe hoxhën. Kështu që edhe aseti ynë më I vyer është I rrezikuar dhe një fushë e minuar.
Rrjetet sociale “FB” , “Tëiter” “Istagram” etj kanë mbetur mburoja e vetme e lirisë së fjalës.
Mediat në Shqipëri dihet prej dreqit dhe të birit se janë pronë e sipërmarrjeve të mëdha të ndërtimit, të industrive të nxjerrjes apo përpunimit të pasurive kombëtare dhe të atyrë që kanë përfituar tendera dhe konçensione publike. Për pasojë në ma të shumtën e kohës janë shndërruar në “bunker” për bizneset e poseduesve dhe jo dritare prej kah duhet të informohet dhe të shprehen interesat e publikut të gjerë. Në shumicën e rasteve të njëjtën skemë kanë ndjekur edhe portalet apo blogjet e shumta që kanë mbi si bari i keq. Shëmbullin më të keq në çoroditjen dhe asimilin e medias së lirë dhe të informimit korrekt të publikut e japin përditë Kryeministri I vendit dhe kryetari I Bashkisë më të madhe të vendit të cilët kanë ndërtuar perendorinë e tyre të propagandës dhe shesin kasetat e montuara tek mediat “e lira” në këmbim të tenderave publik apo të presioneve për mbyllje. Deri sot s’kam parë asnjë televizion të ketë refuzuar transmetimin e kasetave të pregatitura nga ndërmarrjet propagandistike të Kryeministrit apo kreut të Bashkisë së Tiranës dhe ky është treguesi më qartë që media e lirë ka cofë, është kapur dhe nuk I shërben më publikut por bosëve të saj.
Drejtësia ka kohë që i ngjet një të vdekuri që nuk gjen varrë për tu varosur!!!
Në një republikë parlamentare siç është kjo e jona, ku çdo pushtet prodhohet nga vota e deputetëve të parlamentit është e pamoralshme dhe qesharake. Ti bihet në qafë në mënyrë të njëanshme sistemit të drejtësisë edhe pse situata në këtë shtyllë të shtetit të së drejtës është jetike si shprehja popullore “bjeri samarit kur s’ke çi banë kalit” . Situata në këtë segment të shetit është krejtësisht e ngjashme me parlamentin, ku hyjnë e dalin kriminel sikur të ishte një institucion riedukimi që pasi kryejnë dënimin fitojnë lirinë e përkohëshme pasi prap atavizmi dhe recidiviteti I therret në të njëjtën strehë. S’është aspak më e ndryshme situate në administratën e lartë apo atë lokale të shtetit ku rokadat e zgjedhjeve politike shoqërohen me ndërrime drastike. Kjo është edhe njëra prej arësyeve që administrate shtetrore më shumë mendon për portofolin e vet se për shërbimet ndaj qytetarëve . Kur vjedh, abuzon, mashtron i zoti i shpisë shtëpinë e tij çfarë mund të presish prej hyzmeqarëve, rojeve dhe badiguardëve.
Këto janë vetëm një pjesë e arësyeve pse duhet mbajtur zi në këtë 8 Dhjetor për pluralizmin në Shqipëri. Kesaj liste mund ti shtoheshin edhe 1001 arësye të tjera por themeli I një shoqërie pluraliste, demokratike dhe të lirë është besimi te Zoti, tek vota, tek prona, tek drejtësia dhe liria e shprehjes. Këto shtylla janë rrënuar, janë kalbur akoma pa u rritur mirë si palmat e autostradës.
Në mbyllje dua të sjell në vëmëndjen e lexuesit një shprehje kuptimplotë që populli ynë e përdorë në mortë “I gjalli me të gjallin, I vdekuri me të vdekurin” Ndaj edhe pse panorama është e zymtë dhe gati e pashpresë në këtë vend nuk janë të ndotur, të kalbur , të zhytur në llumin e patologjive që i përmenda më lartë më shumë se 10 deri në 20% të popullsisë active . 80% s’kanë asnjë arësye pragmatiste të lidhen ideologjikisht më partitë e traditës që sollën këtë realitet, nuk kanë pse pranojnë skllavërinë e kësaj pakice të pashpirtë. Kjo shumicë duhet që në emër të fëmijëve të tyre, ne emër të së ardhmes së Shqipërisë ti refuzojë dhe injorojë, ti neverisë dhe leçitë këtë pakicë që po sundon duke shkelur cdo kod moral, të gjitha ligjësitë e etikës dhe parimësisë. Për këtë kjo shumicë s’ka nevojë të vihet në kërkim të liderave legjëndarë dhe të padiskutueshëm. Provojeni behuni vetëm për një ditë lidera të interesave tuaja dhe do të çuditeni që shumë shpejt do t’ja dilni të çliroheni nga tirania e zollumqarëve që po sundojnë në mënyrën më të paskrupullt. Provojeni për një ditë, për një javë ta përdorni refuzimin estetik e qytetarë ndaj qeverisjes abusive që establishment politik e ka legjitimuar si qeverisje qe e meriton shumica dhe jam I sigurtë që një Dhjetor I ri, I vertëtë do ti japë fund abuzimit me lirinë në emër të lirisë.