Pse 5 Maj bashkon PD dhe PS ?
Nga Artur Roshi
5 Maji është një cermoni përkujtimore e cila në vetvete duhet të përcjillte respekt për shkak të krenarisë,tek ata që e bëjnë,por në fakt në sy të shqiptarëve duket si një cermoni mortore që bashkon palët për dhimbjen që kanë nga përmbysja e diktaturës ku ende e përjetojnë si një endërr të humbur.
Modeli i diktaturës në hapsirë është kthyer në një zgavërr,ku përfaqësohet nga ata që e quajnë veten veteranë sepse veteranët e vërtetë duhet të ishin të paktën 92vjeç.
Projeksioni i tij sot vjen i qartë në tre rrafshet e projektimit ,në ballor me PS ,në anësor PD dhe të tjerë në horizontal.
Përmasat e projeksioneve nuk janë të barabarta sepse janë në rrafshe të ndryshme,por ato pasqyrojnë qartë modelin hapsinor të diktaturës kur në mëndjen e tyre ka njehsim të “partizanit” me “komunistin” për rrjedhojë edhe të “dëshmorit” me “komunistin”.
Ky është thelbi që ata sot bashkohen disa si bij të komunistëve,disa si bij të ish komunistëve.
PD është kundër simboleve të komunizmit,por përulet me nderim para përmendores ” simbol i komunizmit”.
Eshtë tërësisht normale,por edhe pse kontrollojnë tërësisht tregun politik nuk kanë kurajo të thonë se kë që përfaqësojnë,të thonë atë çfarë janë dhe jo atë çfarë duhet të jenë.
PD le të thotë se jam një parti liberale që ka prioritet vetëm lirinë e individit pavarësisht bindjeve të tij politike,por jo se përfaqëson gjithë të djathtën (ish te perndjekur,ishpronare,antikomuniste,konservatorë të Midhat Frashërit,etj) sepse ngjan si parti e gjithë popullit.
Gjërat në treg të lirë funksionojnë jo duke i rrëmbyer për shkak të fuqisë,por duke bashkpunuar për shkak të moralit.
A.Roshi