Protestuesit e arrestuar të Rrugës së Kombit, nesër në gjykatën e Kukësit
Plot 23 protestuesit e arrestuar një ditë më parë pas akteve të dhunës në protestën për taksën e Rrugës së Kombit, do të të dalin të martën përpara Gjykatës së Kukësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjatë ditës së hënë grupi i hetimit dy prokurore dhe tre oficere te policisë gjyqësore të Kukësit, që po merren me zbardhjen e ngjarjes kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë marrë në pyetje protestuesit në ambietet e drejtorisë së policisë së Tiranës dhe komisariate .
Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për akuzat e shkatërrimit të pronës , shkatërrimit të pronës më zjarr, kundërshtim të punonjësit të rendit publik.
Gjykata do vlerësojë të ligjshëm ose jo urdhërarrestet e prokurorisë për arrestimin e tyre.
Pjesa më e madhe e protestuesve, 13, ndodhen në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër në komisariatin e Policisë së Kukësit.
Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme përballë Drejorisë së Policisë së kryeqytetit aktivistë të shoqërisë civile kanë tubuar deri në orët e vona të mbremjes.
Për këtë tubim të paligjshëm policia ka nisur procedimin penal për ta.
Sot pasdite tre prokurorë i kanë komunikuar akuzat të arrestuarve në prani të avokatëve. Prokurorët kryesoheshin nga Alketa Nushi.
Tre prej të arrestuarve të sëmurë
Mësohet se dy të arrestuarve u është ofruar ndihma mjekësore nga mjekët e Drejtorisë Policisë pasi janë të sëmurë. Lulzim Popa, 60 vjeç është me diabet dhe tension. Adem Duraku, 59 vjeç trajtohet me medikamente dhe ka kartele invalidi. A. Tobli, 66 vjeç ndodhet në Drejtorinë e Policisë Tiranë, është me diabet dhe me sëmundje në zemër