Protestuesi: “Më qëlloi me grusht”. Polici i tha kolegut ”shkele me këmbë”
Televizioni Fax ka publikuar pamjet dhe intervisten me nje nga protestuesit e dites se dotme. Ai eshte dhunuar pa asnje shkak nga policia. Eshte e qarte se tashme kryeministri eshte ne gjendje paniku dhe kerkon nga policia qe te ushtroje dhune. Sipas raportimit te televizionit Fax, një qytetar ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës që po mbahet përpara Kuvendit. Qytetari thotë se polici i ka rënë me grusht, dhe se ai nuk kishte provokuar akte dhune.
“Policia më ra dhe një tjetër i tha ‘’shkele me këmbë”. Polici ma futi në grusht, unë nuk isha duke shtyrë”, tha qytetari në mikrofonin e Fax News.
Protesta e opozitës fillimisht u pozicionua në dy pika kryesore, përpara Kuvendit dhe përpara Ministrisë së Brendshme, ku pati dhe një përplasje mes banorëve të Astirit dhe të punonjësve të policisë.
Nga ana tjetër në Kuvend po vijon seanca me praninë dhe të kryeministrit Edi Rama, ku janë betuar dhe deputetët e rinj Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi, ndërsa mungonte për arsye objektive Ambra Borova.