Protestoi para Kryeministrisë, arrestohet 80-vjeçari i perndjekur politik

Policia e Lezhës arrestoi një 80-vjeçar nga Fishta, i perndjekur politik  i komunizmit i cili ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës. Bëhet fjalë për Ndue Fugën, duke e çuar në 16 numrin e të arrestuarve.

Mësohet se Fuga është marrë në banesën e tij në Fishtë dhe është nisiur drejt Tiranës.

Ndërkohë më herët, Policia e Tiranës njoftoi se 15 persona u arrestuan dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së një dite më parë (16 shkurt 2019) në sheshin para Kryeministrisë.  Mesohet se nga Lezha eshte arestuar edhe  Nuf Zeka edhe ky i perndjekur politik.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim 7 protestues të tjerë.

“Arrestimi i tyre u bë pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme ku pati akte të dukshme dhune”, thotë policia.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.