Protestë para Kuvendit e rinjve demokratë 

Të rinj të Forumit Rinor të PD janë mbledhur sot para parlamentit për të protestuar, por ata janë përballur me Policinë, e cila ka përdorur edhe forcën për t’i larguar. Për disa minuta ata thirrur përpara godinës ku po zhvillohet seanca, Rama ik!

Që herët në mëngjes, forcat e Policisë e rrethuan godinën e Kuvendit, ashtu siç kanë bërë gjatë këtyre muajve të fundit, për ta mbrojtur nga protestuesit që kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme. Tre deputetë të rinj, të blerë në radhët e opozitës, janë betuar duke e çuar numrin e deputetëve në Kuvend në 102.

LEXO EDHE:
‘Ushtrinë thashë ta thërrasim për t’i shpallur luftë krimit, jo Kinës!
Pavarësisht se opozita ka thirrur një protestë kombëtare më 13 prill, të shtunën, të rinjtë demokratë nuk e kanë lënë në heshtje, mbledhjen e një Kuvendi që ata e konsiderojnë ilegjitim.