Protesta zbyth Ramen: Pezullojmë taksen në Rrugën e Kombit 

Protesta e opozites  duket se ka dhane efektet e pra  duke shenuar zbythjen e pare te kryeministrit.  Edi Rama ka deklaruar në Parlmaent se pagesa për Rrugën e Kombit nuk do fillojë pa u gjetur zgjidhja më e mirë e mundshme për banorët e zonës.

“Vendimi ynë është i qartë, ne nuk do të fillojmë sistemin e pagesës, pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme, të mundshme për atë zonë”, tha ai.

Ai madje u ka kërkuar ndjesë banorëve të zonës kur tha se kjo ishte eksperienca e parë për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë formë. Megjithatë Rama edhe nëjherë theksoi se qytetarët janë përdorur nga opozita si “mish për top” për interesat e tyre.

“U kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës dhe do t’ja kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjeshtë nga praktika ndëkormbëtare dhe duke qenë një eksperiencë e parë nuk kemi qenë mjaftueshmërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë, nga pikëpamja psikologjike, për njerëzit e painformuar, dhe pastaj edhe të vendosur në shënjestrën e të tjerëve, opozitës por jo vetëm për tu përdorur si mish për top për axhendën e tyre”, deklaroi Rama.