PROTESTA ESHTE OPOZITARIZMI I VERTETE…
Nga Av. Ndre Molla
Meqenese, perveq mbeshtetesve te qeverise, qe kane gjithe te drejten te mos jene dakort me protesten e opozites, nje kategori tjeter, e cila duket ne qendrime alla sigurimse, po i meshojne tamtameve te frikes dhe te destabilizimit ne protesten e 27 Janarit po japim kendveshtrimin tone ne lidhje me situaten dhe momentin qe po kalon vendi.
Mazhoranca, eshte e kuptueshme dhe e justifikueshme ne cdo lloj anatemimi te levizjes opozitare deri edhe ta lidhin me friken e opozites nga reforma ne drejtesi. E drejte e tyre, pjese normale e luftes politike. Jemi i vetmi vend ku shumica qeverisese kerkon te na mbush mendjen se nuk e ka frike drejtesine dhe me trute e gomarit duan te na mbushin mendjen se “opozita ka frike drejtesine”.
Idealiste keqkuptues, kokshkrete te keqperdorur, a kopuke qe nuk dine se cfare flasin, arrijne deri aty sa te bejne lidhjen e protestes se 27 Janarit me ngjarjet ne Ballkan. Por me kete idiotesi nuk ja vlen te merremi.
Ka te tjere rreth e rrotull opozites, apo edhe “brenda” saj qe mundohen ta pergojojne kete proteste te organizuar nga Partia Demokratike e opozita tjeter me faktin se pjese e kesaj proteste do te jete edhe LSI-ja si njera prej partive opozitare te majte. Por ka edhe nga ata qe e kane gjetur sebepin e sulmit ndaj protestes te kenga e Xhon Lenon te zgjedhur prej Bashes. Pune e tyre.
Te gjithe i bashkon nje emrues i perbashket, pengimi i levizjes opozitare kunder gjendjes se rende ekonomike e te sigurise publike ne vend.
PROTESTA eshte e drejte kushtetuese e njeriut, aq me teper e grupimeve politike. Nderkohe qe OPOZITA e ka lidhur arsyen e protestes me gjendjen ekstremisht te rende ekonomike, me kapjen e ekonomise kombetare prej nje grupi oligarkesh nepermjet PPP-ve te famshme, me zbulimin e lidhjeve te forta te Policise se Shtetit me krimin e organizuar dhe me trafikun e droges (eshte fakt se organizata kriminale me e madhe ne vend eshte zbuluar ne Policine e Shtetit), me shkeljet e kushtetutes ne implementimin e paketes se ligjeve kushtetuese e organike te drejtesise, me gjendjen e sigurise per jeten ne vend ku cdo dite ndodhin krime te renda, (sot u shua nje jete e nje studentje) etj etj.
Motive per te protestuar ka plot dhe per cdo shqiptar, madje ka motive edhe ne krahun socialist sepse keto te keqija kane perfishire gjithe shoqerine.
Siq e theksuam me siper, per disa nuk eshte e rendesishme arsyet se perse protestohet, por se kush mund te marri pjese ne proteste. Ka edhe nga kampi opozitar qe nuk pranojne te protestojne bashke me lidershipin e LSI-se. Keqkuptim, moskuptim apo qellim nuk e di, por di qe ngaterrojne ceshtjen e lidershipit me elektoratin e nje force politike. Miq, LSI eshte parti me nje elektorat te konsiderueshem dhe sado te mos jeni dakort me lidershipin e tyre, nevoja e mbeshtetjes opozitare prej 250 mije shqiptarve eshte shume e rendesishme dhe nuk ka opozite qe nuk do ti donte ne mbeshtetje te kauzes se saj.
Prej kesaj logjike politike buron edhe qendrimi i lidershipit te PD-se ne bashkimin opozitar pa dallim per te protestuar kunder se keqes qe tashme ka mberthyer vendin.
Miq, Edi Rama jo vetem ka deshtuar ne objektivat politike te tij, por ka shtuar zullumet qe vone do mund te korrigjohen. Parasegjithash ka vrare shpresen e kete e tregon largimi masiv i shqiptarve nga vendi. Demet qe po i shkakton vendit kjo qeverisje jane te prekshme, te dukshme, por nje pjese e tyre do ju duket produkti me vone.
Prandaj PROTESTA e organizuar prej opozites ka moral, eshte mjeti i duhur, ne kohen e duhur qe duhet mbeshtetur prej cilitdo qe e ndjene veten te keqqeverisur dhe pa shprese.
Zerat anatemues, paragjykues apo kobndjelles do fiken me 27 Janar ne protesten e madhe paqesore, te vendosur e pa kthim qe do te zhvilloje populli opozitar.