Protesta e 16 shkurtit, lihet në burg Florenc Hoxha, dhe 3 protestues të tjerë
Gjykata e Tiranës lë në masën e sigurisë “arrest me burg” Florenc Hoxhën dhe 3 protestues të tjerë të arrestuar pas protestës së 16 shkurtit 2019.
Në arrest me burg u lanë dhe Ilir Hamedani, Resul Daci dhe Sajmir Rexhepi.
Ndërsa u vendos ‘arrest në shtëpi’ për Emanuel Nallbani, Naim Haxhiun, Andon Nasigjinin, Festim Takun dhe David Linatin.
Prokuroria kërkon burg për 15 të ndaluarit
Për 15 prej 19 të arrestuarve, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.
Ndërsa është kërkuar ndryshimi i masës nga ‘Arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’ për dy gra të arrestuara dhe për një shtetas të mitur.
Për shtetasin Resul Daci është kërkuar ‘Arrest shtëpie’ pasi ka raport mjekësor . Ndërsa arrest me burg është kërkuar edhe për Florenc Hoxhë, ish-drejtor i INUV.
Të pandehurit nuk e kanë pranuar akuzat Ata kanë thënë se kanë qenë në protestë, por nuk kanë kryer akte të dhunshme.
Brenda seanca janë edhe përfaqësues të opozitës.
Arrestimet
Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanq fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.
Identifikimi i tyre u bë në kohë rekord nga efektivat e policisë së kryeqytetit, por dhe agjentët e krimeve të ardhura nga rrethet të cilët kanë verifikur veprimet e tyre. Mes të ndaluarve ishte dhe një 80 vjeçar nga Lezha
Por ndërkohe Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.
Gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.