Propozim: Pastroni PD-në nga komunistët, sigurimsat të korruptuarit dhe injorantët
Nga Qamil Gjyrezi
I propozoj kryesisë së P.D.-së në Shkodër dhe grupit organizator të zgjedhjeve në parti.
1.Kandidatët që kanë lindur para viteve 80-të paraqesin “dokumentin e pastërsisë” (që nuk kanë qenë të angazhuar në ish-sigurimin e shtetit, si informator ose agjentë, për të gjitha nivelet e përfaqësimit ( Gentiana Sula).
2.Të mos pranohen kandidatë në të gjitha nivelet e përfaqësimit lokal që kanë grabitur ose tjetërsuar pronën e ish-pronarëve të ligjshëm (Ligji famëkeq7501).
3. Të mos pranohen kandidatë në të gjitha nivelet e përfaqësimit të akuzuar për korrupsion, abuzime me detyrën dhe shkeljen e ligjeve të shtetit shqiptarë në nivel lokal dhe kombëtarë në këto 27 vite.
4. Të mos pranohen kandidatë që kanë mbaruar shkolla të larta të dyshimta që kanë formim arsimor të dyshimtë.
Me respekt!
Qamil Gjyrezi