Presidenti për Kryeministrin: Çdo i çmendur duhet të izolohet…

Pas miratimit të Rezolutës me 100 vota nga Parlamenti i Shqipërisë që bënë nul Dekretin i cili anluon datën e zgjedhjeve 30 Qershor dhe fton Presidentin të reflektoj, sot Ilir Meta reagon duke sqaruar se Presidenti i Republikës është zgjedhur jo nga ky parlament por nga një parlament legjitim:
“Presidenti është zgjedhur nga parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë,” tha Meta ndërsa për reflektimin për të cilin i bëri thirrje edhe vetë Kryeministri Edi Rama dhe kur do të kemi një datë të re të zgjedhjeve vendore, ai u shprehë me fjalorin tashmë të dëgjuar në momente përplasjesh politike ndër socialistë: “Sa më parë të jetë e mundur, unë do punoj me shumë qetësi dhe me shumë përgjegjësi. Dekreti është në fuqi, është i detyrueshëm për të gjithë, presidenti mban parasysh me shumë vemendje çdo institucion që shkel ligjet. Dekreti mund të gjykohet edhe nga gjykata e Skraparit që nuk ekziston dhe presidenti nuk ndalon askënd që të çmendet. Përkundrazi i fton të gjithë që të izolojme çdo të çmendur që në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme”.
Ndërsa për ata që mendojnë të ecin në rrugën e paligjshmërinë Presidenti kishte një mesazh: “Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme se vetëm ato sigurojnë çeljen e negociatave. Dekreti është në fuq, i zbatueshëm, i detyrueshëm për të gjithë, kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë të vazhdojë është e drejta e tij, presidenti ka të drejtë të bëjë thirrje çdo ditë për reflektim,” tha Meta duke bërë të qartë edhe pasoja për ata që do të ecin në rrugën e paligjshmërisë: “Ata do të kenë pasojat që kanë ata që do të provokojnë paqen sociale dhe sistemin demokratik në vend.”

INTERVISTA E PLOTE

A e lexuar rezolutën e shumicës?
Meta: Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.
A do të ulni në tryezë zotin Rama dhe zotin Basha?
Meta: Sa më parë të jetë e mundur po punojmë me të gjithë, po mbahen shënim me shumë kujdes e të gjithë institucioneve që po shkelin ligjin.
Po nëse kolegji vendos për rrëzimin e dekretit tuaj, do ta pranonit këtë vendim?
Meta: Presidenti kërkon që të izolohet çdo i çmendur që shkel ligjin. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë, ne na lind e drejta që ti ftojmë të kthehen në rrugën e ligjshmërisë. Mund ta çoni dhe në gjykatën e Skraparit po të doni, po vendimin për dekretin e presidentit e merr vetëm Gjykata Kushtetuese.