Presidenti Meta nuk dekreton Sandër Lleshin si Ministër i Brendshëm
Kanë mbetur dhe pak orë deri në skadimin e afatit për dekretimin nga Presidenti të Ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, por duket se Ilir Meta e ka marrë vendimin e tij për të mos e dekretuar.
Zëdhënësi për shtyp i Presidencës deklaron se “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm”.
Refuzimi i Metës vjen pas shqyrtimit të pas shqyrtimit të dokumenteve nga SHISH dhe SHIU për Sandër Lleshin.
Dekreti i Presidentit do i bëhet i ditur kryeministrit Rama, i cili duhet të propozojë një Ministër të ri.
Ky është rasti i parë kur një President kthen emrin e një Ministri.
Mëngjesin e 27 tetor 2018, kryeministri postoi në Twitter lajmin e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt dhe dokumentin e propozimit të Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.