Presidenti komenton vendimin e Kolegjit Zgjedhor
Presidenti Meta mbajti një konferencë për shtyp herët në mëngjes ndërkohë që kanë mbetur vetëm 5 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.
Në një moment gjatë përgjigjes së interesit të gazetarëve, Meta thumboi dhe Ramën, duke thënë se presidenti është esëll në çdo moment të ditës, e veçanërisht në mëngjes.
Në deklaratë Meta theksoi ligjshmërinë e dekretit duke e konsideruar farsë vendimin e kolegjit zgjedhor. Paralelisht ai ju përgjigj interest të gazetarëve.
I pyetur në lidhje me një plan B për daljen nga kriza dhe për hapa të tjerë në zgjidhjen e krizës ai tha: “Unë mbetem besimplotë se do të ketë reflektim nga të gjitha palët, do të vijoj të jem i qetë dhe i duruar, Presidenti nuk ndëhyn për të penguar zgjedhje partiake, po padyshim që kjo datë ka rënë, nuk ekziston më. Kush do të bëjë zgjedhje partiake është i lirë që ta bëjë. Në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion që e vendos datën e zgjedhjeve.”
Ndërkohë në lidhje me qëndrimet e kancelarive të hujaja që shprehen nëpërmjet qëndrimeve të ambasadorëve ai deklaroi se nuk hyn “te politikanët që flasin në emër të ndërkombëtarëve, dhe as fshihem pas tyre”.
“Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali, mos prisni që asnjë ambassador që të thojë këtë që po them unë, edhe sikur zgjedhjet imagjinare të bëhen në 30 Qershor, dhe populli opozitar të dalë në rrugë, fati i negociatave të Shqipërisë futet në një rrugë pa kthim.”, tha ai
Por a ka në plan të japë dorëheqjen? Në këtë pikë Meta deklaroi: “Ky institucion nuk është i Ilir Metës, është i Republikës, nga ky institucion do të nisë dhe ringritja e Republikës, bashkë do të jemi këtu deri në 24 Korrik të vitit 2022.”
Ndërsa për shpërndarjen e parlamentit ai i la të hapura të gjitha rrugët për spekulim meditik duke thënë se “Presidenti do ti shërbejë gjithmonë mbrojtjes së Republikës, dhe shpresoj që këtë ta bëjnë të gjithë institucionet e tjera.”